FOTO/ Portalet e Ramës për mësues dhe infermierë janë jashtë funksionit

FOTO/ Portalet e Ramës për mësues dhe infermierë janë jashtë funksionit

17:10, 19/01/2018
A+ Aa A-

Dy portale të promovuara nga vetë kryeministri Edi Rama për punësimin e mësuesve dhe infermierëve janë tërësisht jashtë funksionit.

Nisma për çeljen e këtyre portaleve u trumbetua nga kreu i qeverisë si një instrument i cili do t’i mbajë punësimet në 2 sektorët më të rëndësishëm në vend larg “tepsisë së pushtetit”.

Por një vëzhgim i shpejtë në të dy faqet online rezulton se, në portalin “Mësues për Shqipërinë” dhe “Infermierë për Shqipërinë” pjesa më e madhe e kategorive janë jashtë funksionit.

Tek portali “Mësues për Shqipërinë”, pjesa më e madhe e ikonave janë të paklikueshme, pra e thënë më qartë që një mësues i cili dëshiron të shohë vendet e lira të punës apo të aplikojë për secilin shërbim që ofrohet në faqe e ka të pamundur.

Rreth 10 ditë më parë çelja e portalit më të ri “Infermierë për Shqipërinë” sipas Ramës ishte një lajm i mirë pasi: “Ashtu sikurse bëmë me mësuesit më parë do bëjmë edhe për infermierët, pra shpëtimin nga kthetrat partiake dhe askush nuk do lëvizet nga vendi i punës për arsye politike. Pra tepsinë e çojmë për skrap. Çdo infermier do rekrutohet në bazë të meritës tek portali. Sot janë 420 vende vakante. Ne kemi refuzuar t’i mbushim vendet vakante nga poshtë, nga lartë, pasi përgatiteshim për këtë proces “.

Sot, 10 ditë pas përurimit faqja është absolutisht e paaksesueshme.

Çka do të thotë që qindra infermierë të paduruar për përmbushjen e premtimeve për një vend pune jashtë ndërhyrjeve partiake, janë në pritje të një portali dhe politike realisht funksionale. 

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Populli20/01/2018 20:23

Kopuku kopuk mbetet askush se beson me ku do fshihe se po i vjen fundi zgjohuni e bjerini ketij pushti rrenacak

Daj Jaku20/01/2018 00:00

Mos u merrni kot me pordhalet e Ramës. Ngrehuni dhe bjerini, të ngrihemi e ti biem, nuk e keni idenë sa dhjeraman që është, do arratiset i veshur si gorillë sa të fillojë populli të lëvizë.

Sigurimsi19/01/2018 19:30

Kryemaskarai, kryehorri kryehipokriti kryeintriganti barbari Edi Rama per ke flet? Kush e beson me kete mashtrues? Partia i ben te gjitha, Rama ben pallavra, ky pinjoll i diktatures

Liu19/01/2018 19:11

Po kjo ishte loja more...Sa budallenj qe jeni,pa paguar s'ka punesim,pordhali eshte kot. Bursa ketu tek mua ka shkuar 2000-3000 Eu.

Shto koment

Denonco