Lajm i keq për shqiptarët që duan të shkojnë në Britani

Lajm i keq për shqiptarët që duan të shkojnë në Britani

08:54, 19/01/2018
A+ Aa A-

Britania e Madhe do të paguajë 44.5 milionë paundë (50.4 mln euro) për masa sigurie shtesë në Francë, në mënyrë që të parandalojë formimin e një kampi tjetër refugjatësh në Calais apo çdo port tjetër.

Ndërsa paratë do të shkojnë për vendosjen e gardheve, kamerave të sigurisë dhe teknologjive të tjera të detektimit në portin e Calais dhe porte të tjera, që me shumë gjasa përfshijnë edhe Dunkirk. Fondet do të përdoren gjithashtu për të ndihmuar në zhvendosjen e emigrantëve nga qytetet e porteve në pjesë të tjera të Francës.

Në total, që prej shkatërrimit të kampit “xhungël” në Calais, investimet britanike për sigurinë arrijnë në mbi 150 milionë paund. Ndër masat e marra është përfshirë ndërtimi i një muri betoni 1 kilometër të gjatë për të parandaluar emigrantët dhe refugjatët t’u afrohet rrugëve të përdorura nga kamionët që shkojnë drejt portit, shkruan scan.tv.

Por krahas shpenzimeve, qeveria franceze ka kërkuar nga Britania të nisin një operacion të përbashkët për procesimin e kërkesave të azilkërkuesve. Në Calais, ka rreth 1 mijë refugjatë, një pjesë e të cilëve shqiptarë, si edhe të paktën 70 të mitur të pashoqëruar.

Vendimi bën pjesë në një paketë masash që do të njoftohen nga Theresa May dhe Emmanuel Macron për të forcuar marrëdhëniet e ngushta që vendet do të kenë pas Brexit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco