FOTO/ Arbëreshët nderohen në Tiranë

FOTO/ Arbëreshët nderohen në Tiranë

11:37, 18/01/2018
A+ Aa A-

Kryetari i Bashkisë së Tiranës priti një përfaqësi të komunitetit arbëresh, që morën pjesë në aktivitetet e zhvilluara në Tiranë me rastin e 550-vjetorit të vdekjes së heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu. Ndërsa, falënderoi shqiptarët e Italisë për gjithçka kanë bërë në shekuj për të mbajtur gjallë gjuhën, zakonet dhe traditat Erjon Veliaj u dhuroi atyre në shenjë mirënjohje “Çelësin e Qytetit”.

“Ne nuk mund të biem pre e folklorizmit dhe të takohemi çdo 50 vjet për jubile, por duhet ta mbajmë gjithmonë një derë të hapur. Besoj se simboli më i mirë i mbajtjes së një dere të hapur është kur i jep çelësin e shtëpisë. Ndaj dua t’ju dorëzoj, si përfaqësues i të gjithë delegacionit arbëresh, “Çelësin e Qytetit” të Tiranës, për t’ju kujtuar që kjo është një derë gjithmonë e hapur, jo vetëm kur përkujtojmë Skënderbeun, por çdo ditë, në çdo mot. Shpresoj që ky mot i madh të jetë një simbolikë e fortë për të na kujtuar që kemi humbur shumë kohë të ndarë, por asnjëherë nuk është vonë për ta rikuperuar atë kohë, sidomos me brezin  e ri”

Në emër të komunitetit arbëresh, Francesco Altimara shprehu mirënjohjen për kujdesin që tregon Bashkia e kryeqytetit për ruajtjen e lidhjeve me shqiptarët e hershëm të Italisë.

 “Çelësi duhet jo për t’i mbyllur dyert, por  për të hapur perspektiva të reja, sidomos për brezat e rinj, sepse ajo që është bërë në të kaluarën nuk na shërben ne, por i shërben gjeneratës së re e me këtë predispozitë që keni treguar sonte jemi të sigurt se këto shtigje të reja janë çelur.”

Arbëreshët ishin pjese e aktiviteteve të organizuar në 550 vjetorin e vdekjes së Skënderbeut. Ata mbollën 550 pemë ulliri në afërsi të Kalasë së Petrelës.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco