Kërkesa për pension pleqërie tani e tutje do dorëzohet në bashki

Kërkesa për pension pleqërie tani e tutje do dorëzohet në bashki

08:06, 16/11/2016
A+ Aa A-

Nga sot kërkesa për të marrë pension pleqërie, pension invaliditeti, pension si minator dhe për të gjitha llojet e tjera të përfitimeve, nuk do të plotësohet më pranë Institutit të Sigurimeve Shoqërore. Vendimi i qeverisë përcakton se kërkesa për të marrë pension do të dorëzohet pranë sporteleve të bashkive.

“Personi i siguruar ka të drejtë të kërkojë përfitime sa herë që mendon se i plotëson kushtet për përfitimin e tyre. Kërkesat, së bashku me dokumentet e përcaktuara në rregulloren e Institutit të Sigurimeve Shoqërore, paraqiten dhe administrohen në sportelet e shërbimit, në ato bashki ku ndodhet vendbanimi i përhershëm i personit, sipas procedurave të parashikuara në legjislacionin që rregullon mënyrën e ofrimit të shërbimeve publike në sportele”, ­ thuhet në vendimin e qeverisë

Ankimi kundër vendimeve të përfitimeve bëhet në Komisionin e Ankimit pranë Drejtorive Rajonale të Sigurimeve Shoqërore. Ankimi, në këto raste, depozitohet pranë sporteleve të shërbimit, në përputhje me legjislacionin që rregullon mënyrën e ofrimit të shërbimeve publike në sportel./Shqiptarja.com

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco