Bilanci i motit të keq, rrëshqitje gurësh dhe dherash, në rrezik Kalaja e Gjrokastrës

Bilanci i motit të keq, rrëshqitje gurësh dhe dherash, në rrezik Kalaja e Gjrokastrës

12:42, 18/01/2018
A+ Aa A-

Rrëshqitja e një pjesë shkëmbi dhe një masivi dherash në zonën poshtë Kullës së Sahatit në Kalanë e Gjiirokastrës u ka shërbyer inxhinierëve dhe ekspertëve për të ngritur alarmin për rrezikun që i kanoset qytetit jugor.

Kreshnik Merxhani i angazhuar në projektet për mbrojtjen e qytetit pjesë e trashëgimisë së UNESCO lëshon thirrjen SOS ndërsa thotë se po verteton parashikimet e një studimi të vitit 2006 që flet për këtë rrezik, ndaj kërkon ndërhyrje.

Rrëshqitjet e dherave dhe ngricat në fakt janë rreziku më i madh për të gjitha zonat ku ditët e fundit u regjistruan reshje dëbore e shiu.

Në Korcë bora dhe ngricat krijuan vështirësi në qarkullimin e mjeteve, akset nacionale janë të kalueshëm por kush udhëton drejt zonave turistike duhet të përdorë zinxhirë.

Situata më problematike mbetet në qarkun e Shkodrës, kryesisht zona e Dukagjinit ku disa fshatra janë izoluar nga shembja e urave apo bllokimi i rrugëve.

Gurë e dhera ka patur në vendin e quajtur Prekal dhe për këtë arsye rruga aktualisht është e pakalueshme. Po ashtu disa fshatra vuajnë mungesën e energjisë elektrike.

Vështirësi pati mbrëmjen e së mërkurës edhe në aksin Librazhd-Prrenjas, ku rrëshqitjet e dherave dhe gurëve në afërsi të Hotolishtit e bënë rrugën të kalueshme vetëm në një sens, shkruan ora news.

Në zonat malore të Beratit trashësia e dëborës arrin deri në 40 cm, por raportohet se të gjitha rrugët janë të kalueshme me zinxhir.

Probleme dhe vështirësi ka edhe në disa rrugë të Bashkisë së Matit.

Në Portet e Durrësit dhe Vlorës puna vijon normalisht, ndërsa disa problematika u shfaqën në Ksamil, ku dallgët e dëmtuan një biznes buzë detit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco