Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Rikthehet gripi i derrit në Elbasan

Rikthehet gripi i derrit në Elbasan

12:22, 18/01/2018
A+ Aa A-

Në spitalin infektiv të Elbasanit janë paraqitur disa pacientë me gripin e derrit.Bartësit e virusit AH1N1, pasi kanë marrë ndihmën mjekësore, ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore. Mjekët këshillojnë kujdes, por thonë se pavarësisht rikthimit të këtij virusi, nuk ka vend për panik.

Gripi i derrit është një sëmundje që prek sistemin e frymëmarrjes dhe rëndimi i pacientit shkaktohet pikërisht nga insufiçenca respiratore, shkruan gazetashqip. Simptomat janë temperatura e lartë, dhimbje koke, humbje oreksi, këputje, skuqje dhe djegie të syve, dhimbje fyti, bllokim hundësh dhe kollë e thatë.

Më të rrezikuar janë të sëmurët kronikë dhe fëmijët.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco