Krijohet edhe Flota e Solidaritetit, ja milionat që do të hidhen për rrugët...

Krijohet edhe Flota e Solidaritetit, ja milionat që do të hidhen për rrugët...

19:48, 17/01/2018
A+ Aa A-

Krijohet Flota e Solidaritetit, përmes të cilës do të garantohet sipas Kryeministrit Edi Rama, kalueshmëria në çdo aks rrugor. “Kompanitë e mirëmbajtjes do të jenë edhe bërthama e Flotës së Solidaritetit, si një garanci për reagimin e shpejtë dhe efikas në çdo situatë, duke garantuar kalueshmërinë e akseve kombëtare pavarësisht motit të rënduar”, tha Rama.

“Fillon puna konkrete me financimin masiv që është vënë dispozicion për mirëmbajtjen e akseve rrugore.

Shuma për mirëmbajtjen është 13 milionë euro në vit për një total prej 1932 kilometra akse rrugore. Dhe pastaj rreth 2600 kilometra që do të mirëmbahen me një financim nga buxheti i shtetit me një financim prej 3.7 miliardësh”, tha Rama.

Në vijim ai shtoi se kemi mundësi të bëjmë një ndryshim të madh dhe të hapim një kapitull të ri për mirëmbajtjen e rrugëve, të cilat i konsideroi një nga dramat më të mëdha në të gjitha fushat.

Mirëmbajtja, u shpreh Rama, është pjesë integrale e një vepre apo projekti të ri.  

“Ne i qëndrojmë bindjes se nëse sot s’kemi asnjë rrugë kombëtare që mund të certifikohet me standarde sigurie dhe qarkullueshmërie të BE, brenda këtyre 4 viteve kjo situatë do të ndryshojë dhe ne do kemi akse të rëndësishme kombëtare të certifikueshme nga BE. Për këtë vlen edhe financimi nga qeveria për disa akse të rëndësishme duke nisur nga aksi i hyrjes së Tiranës, duke ndërtuar aty një vepër arti infrastrukturore”, shtoi ai.

Në vijim ai  paraqiti disa nga projektet që do të realizohen, ku renditi by passi poshtë në zonën e Tepelenës, përfundimi i rrugës Korçë – Ersekë,  fillimi i punës me Rrugën e Arbrit, nga programi i financimit “1 miliardë për rindërtim”, çuarja përpara e kontratave brenda pjesës së parë të vitit për rrugën Thumanë-Kashar, Balldren – Milot, fillimi i punës brenda këtij viti për rrugën Kashar – Rrogozhinë, që do të ndërtohet me sistem financimi me pagesë, rindërtimi i rrugës nga Rrogozhina deri në Fier.

Gjithashtu, tha Rama  jemi pranë zgjidhjes së nyjes së tmerrshme të dy by passeve Fierit dhe Vlorës për të zhbllokuar edhe ato.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco