FOTO/ Ja sa për qind e amerikanëve mendojnë se shqiptarët janë armiq

FOTO/ Ja sa për qind e amerikanëve mendojnë se shqiptarët janë armiq

16:02, 17/01/2018
A+ Aa A-

Shqiptarët konsiderohen si “miq” nga shtetasit amerikanë. Sipas një sondazhi të bërë publik së fundmi, Shqipëria listohet në grupin e shteteve që amerikanët i konsiderojnë “miqësorë” dhe miq.

Sipas të dhënave të ofruara nga sondazhi për Shqipërinë, 5% e amerikanëve mendojnë për shqiptarët si armiq, 11% si jomiqësor, 32% kanë mendimin se shqiptarët janë miqësorë, rreth 3% i konsiderojnë aleatë shqiptarët, ndërsa përqindja e tyre që nuk janë të sigurt, përbën shumicën. 48% e amerikanëve, pra rreth gjysma e tyre nuk janë të sigurt se në çfarë statusi t’i kategorizojnë shqiptarët: miq apo armiq.

Image

Sa u përket gjykimeve për rajonin, për Serbinë, dilema “miq apo jo miqësorë” ka qenë më e madhe, duke qenë se përqindjet e tyre janë të përafërta; shqiptarët e Kosovës konsiderohen miq, megjithatë edhe për ta, përqindja e personave jo të sigurt është e lartë. Bosnjë-Hercegovina sërish konsiderohen miqësorë, Kroacia po ashtu.

Në rastin e Maqedonisë dhe Malit të Zi, përqindja e amerikanëve të pasigurt për statusin që i japin popullsive të këtyre dy shteteve, kalon gjysmën e të anketuarve, 60%.

Sipas të dhënave të tjera, shtetet e konsideruara ‘armike” janë Koreja e Veriut, Irani dhe Siria. Ndërsa shtetet me 0 % si armiq janë Madagaskari, Australia dhe Paraguaji.

Faqja YouGov i ka kërkuar 7.150 të rriturve që jetojnë në Shtetet e Bashkuara pyetjen:

 “A i konsideroni vendet e listuara më poshtë si miq apo armiq të Shteteve të Bashkuara?”. /Monitor.al

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

F GjOKA17/01/2018 18:18

Gjepura

stavri17/01/2018 17:36

Qenka i njejti 5% qe i konsideron te gjitha shtetet si armike, kush e ka bere sonadizhin

krasasi tp17/01/2018 16:09

Ky sontazh po te ishte ber para votimit ne OKB , me siguri mbi 70% e te anketuarve do ishin shprehur miqesor me shqiptaret.

Shto koment

Denonco