Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta para bashkisë së Tiranës

VIDEO/ Breshër në Tiranë dhe borë në zonat e ulëta, çfarë parashikojnë meteorologët për ditët në vijim

VIDEO/ Breshër në Tiranë dhe borë në zonat e ulëta, çfarë parashikojnë meteorologët për ditët në vijim

15:26, 17/01/2018
A+ Aa A-

Moti i keq ka përfshirë pjesën më të madhe të vendit, ndërsa në Tiranë ka rënë edhe breshër. Gjatë një lidhje telefonike për Neë24, meterologia Tanja Porja tha se duke nisur nga dita e nesërme do të kemi një ulje drastike të temperaturave, ndërsa situata më problematike do jetë gjatë mbrëmjes së sotme në pjesën veri-lindore. Ajo tha se në fundjavë nuk përjashtohen reshjet e borës.

“Në orët vijuese deri në 20-21 të darkës së sotme do jetë situatë problematike në pjesën veri-lindore, ndërsa në mesnatë do të kemi një përmirësim të situatës. Ekziston mundësia që flokët e dëborës t’i shohim në 90% të territorit në ditë në vijim dhe nuk përjashtohet edhe kryeqyteti”- tha Tanja Porja.

Ndër të tjera metorologia, Tanja Porja tha se duke nisur nga nesër do të ketë një rënie drastike temperaturash dhe nga datat 19 deri në 21 janar në zonat malore do të ketë reshje dëbore.

“Duke nisur nga dita e nesërme do të kemi një ulje drastike temperaturash, ndërsa nga fundjava deri fillimi i javës tjetër do ketë flokë dëbore në pjesën më të madhe të territorit duke përfshirë edhe zonat e ulëta”- tha Porja.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco