FOTO/ Përgatituni për dimër, shi e dëborë në të gjithë vendin, do ketë edhe ...

FOTO/ Përgatituni për dimër, shi e dëborë në të gjithë vendin, do ketë edhe ...

12:20, 16/01/2018
A+ Aa A-

Nga pasditja e sotme do të nisin reshjet e shumta të shiut dhe dëborës në të gjithë vendin. Kështu bën të ditur Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit në parashikimin e motit për 24 orët në vazhdim.

Më poshtë keni parashikimin e plotë:

Reshjet

Sot pasdite dhe nesër priten reshje, që do të jenë mesatare deri intensive në shumicën e qarqeve.

Ato mund të shoqërohen edhe me shtrëngata, më të mundshme në terrenet malore, kryesisht nesër (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).

Reshjet në formën e dëborës do të zbresin deri në 700m mbi nivelin e detit, ndërsa në veri-lindje në zona të kufizuara edhe më poshtë se ky nivel.

(shënim: në rastin e reshjeve të dëborës, 1 mm reshje = 1 cm dëbore e re)

Temperaturat

Nesër temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 7 °C / 16 °C

në vendet e ulëta: 6 °C / 16 °C

në vendet malore:  2 °C / 9 °C.

Era

Sot  pritet të fryjë e lehtë deri mesatare, ndërsa nesër do të fryjë e fortë në të gjithë territorin.

Image

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco