Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Investigimi i 'RAI 3', pse është friksuar Edi Rama?

Vdekja e 7-vjeçares me grip, Shefi i Pediatrisë apel prindërve: Çojini fëmijët tek mjeku që ditën e dytë nëse...

Vdekja e 7-vjeçares me grip, Shefi i Pediatrisë apel prindërve: Çojini fëmijët tek mjeku që ditën e dytë nëse...

12:32, 15/01/2018
A+ Aa A-

Pas vdekjes së një vajze 7-vjeçare në Durrës me një gjendje të rënduar të dyshuar gripale, Shefi i Pediatrisë së Durrësi Fatmir Shahini ka dhënë hollësi për rastin dhe u ka bërë prindërve që në rastet kur fëmijët kanë temperatura dhe pas 2-3 ditësh nuk kanë përmirësim, duhen dërguar me urgjencë tek mjeku.

"Është e vërtetë që një fëmijë humbi jetën pas disa orësh në spitalin tonë, - tha Shahini sot për mediat, -  pas një terapie intensive, ndërhyrjeje intensive me një staf që u angazhua për t'i dhënë jetë më në fund nuk u arrit. Arsyeja kryesore është gjendje virale, formë e rëndë. Ende nuk mund të flasim për grip se kërkon analiza. Është ngritur një grup nga Minsitria e Shëndetësisë për të dhënë një konsultë shkencore.

Ju folët në mëngjes për një formë toksike?

Po, toksike është formë e rëndë, po ne kemi thënë për një formë virale të rëndë, por që ne dyshojmë pa e thënë ende pa përfunduar ekspertizat, në formë toksike. Forma e rëndë na çoi në këtë situatë.

Vajza ka ardhur në gjendje të rëndë. I kishte rënë gjendje të fikti në shtëpi. Bëhet shtrimi urgjent. Rëndohet pas orës 19:00 – 20:00 thirret edhe ekipi tjetër ndihmës, mjeku reanimator dhe u arrit deri në intubim. Por forma ishte aq e rëndë sa nuk u arrit të kthehej në jetë. Përfundimi ishte humbja e jetës rreth orës 22:20, ose ajo që vendosëm. Po qe diçka që më përpara.

Ne dimë nga të dhënat e familjarëve; ata na thanë se kishte mbi 3-4 ditë me tempreaturë të lartë. Rezultati është se këta nuk hanë, temperatura etj dhe kjo bën atë gjendjen e të fiktit në shtëpi.

Sa vizita ka pasur në Pediatri këto ditë?

Vetëm ditën e mbrëmshme janë bërë 174 vizita në urgjencën pediatrie, një numër rekord. Nga këto janë shtruar në spital 13 raste, janë mbajtur me kartelë ditore 3-4 ditore.

Situata kërkon impenjim të të gjithë shoqërisë me qëllim që raste të veçanta të mund të kapen në kohë. Situata nuk është alarmante pavarësisht nga rasti se ne flasim për viroza. Viroza ka, komplikacionet pastaj janë të rralla dhe të egra.

Apeli im është ky dhe ua kemi kërkuar familjarëve: Çdo rast që ata të kenë me shenjat e një viroze nga familjarët, që ata të mos e anashkalojnë ose të shkëpusin fëmijët e vegjël nga të sëmurët me virus gripi në shtëpi. Kur shenjat i manifeston vetë fëmija: Kujdes nga temperatura, ushqim me lëngje, të izolojnë sa të jenë e mundur takimet me të afërmit, daljet, xhirot...

Çdo familjar kur konstaton se fëmija nuk ka shenja përmirësime pas ditës së dytë a të tretë, me çdo kusht çojeni tek mjeku i familjes. Mjeku i familjes bën vlerësimin paraprak nëse ka nevojë për mjekin, konsultë, shtrim...Ky mjek merr edhe vendimin. Përjashtojmë rastet kur fëmija ka qënë para dy ditësh tek mjeku dhe nuk e gjejnë dot mjekun e familjes në mes të natës. Natyrisht, ai merr shërbimin e Urgjencës. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco