Inxhinieri zviceran që nuk pi kurrë kafe, u mëson shqiptarëve si riparohen ekspresët

Inxhinieri zviceran që nuk pi kurrë kafe, u mëson shqiptarëve si riparohen ekspresët

09:00, 15/01/2018
A+ Aa A-

Inxhinieri në pension i makinerisë nga Hettlingeni i Zyrihut, Urs Seenhauser, ka qëndruar gjatë dhjetorit që shkoi në Shqipëri. Atje ai i ka trajnuar mësuesit e shkollës profesionale teknike në Elbasan se si riparohen makinat elektrike të kafes, shkruan blick.ch.

Inxhinieri zviceran ka qëndruar atje në kuadrin e projektit “SEC” (Senior Expert Corps ose Trupat e Ekspertëve Seniorë) që realizohet në kuadër të organizatës për zhvillim, Swisscontact, transmeton albinfo.ch. Në këto trupa që japin kontributin e tyre në gjithë botën, bëjnë pjesë rreth 700 ekspertë të pensionuar ndërsa buxheti vjetor i “SEC” është 500 mijë franga, shkruan blick.ch në serinë e prezantimit të një numri të inxhinierëve të pensionuar zviceranë të cilët japin kontributin e tyre profesional në vende të ndryshme të botës.

Seenhauser gjatë qëndrimit të tij në Shqipëri ka mësuar mësuesin e shkollës profesionale, Adriano Topuzi se si riparohet makina e kafes. “Dhe këtë e kam bërë pikërisht unë, që kurrë në jetë nuk kam pirë kafe, pasi nuk më pëlqen”, thotë ai.

Inxhinieri 62 vjeçar thotë se për qëndrimin njëmujor në Shqipëri ka bërë përgatitjet përkatëse në Zvicër. “Kam shikuar filma në Youtube, kam vizatuar plane të makinave të kafes  dhe kam shkruar udhëzime për riparim. Mësuesit, sidoqoftë, i ka pëlqyer kafeja”, thotë ai dhe qesh, përcjell albinfo.ch. Adriano Topuzi do ta përcjellë te nxënësit e tij dijen e fituar nga Ursi.

“Ndihma për zhvillim kështu të bën kënaqësi. Unë përcjell tutje dijen time dhe njoh kultura të reja, të huaja”, thotë inxhinieri i cili veç tjerash ka punuar për BBC dhe për RUAG ndërsa është pensionuar në moshën 60 vjeçare.

Detyra e parë, Seenhauserin e ka dërguar në Ruandë. Në një shkollë për profesione teknike punëdore ai ka trajnuar mësuesit në sektorin e sanitarisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco