Emrat/ Pronarët që preken nga ndërtimet pa leje, ja kush merr dëmshpërblim

Emrat/ Pronarët që preken nga ndërtimet pa leje, ja kush merr dëmshpërblim

19:58, 12/01/2018

Pronarët, tokat e të cilëve janë prekur nga ndërtimet pa leje mund të aplikojnë për të përfituar dëmshpërblim, duke filluar nga data 18 Janar. Emrat e atyre që kanë të drejtë të aplikojnë për përfitimin e dëmshpërblimit dhe vlera e tij, janë përcaktuar në vendimin numër 810 të Këshillit të Ministrave, të mbledhjes së 29 dhjetorit 2017 (KLIKO).

Aplikimi

Agjencia e Trajtimit të Pronave bën me dije se procesi i pranimit të kërkesave të subjekteve përfituesve nuk do të jetë i kushtëzuar dhe i kufizuar në kohë.

Subjektet e interesuara mund të paraqiten pranë zyrave të ATP, në adresën Rruga “Muhamet Gjollesha”, Nr. 54, Tiranë, çdo ditë nga e hëna në të premte, për plotësimin e kërkesës për kompensim dhe dorëzimin e dokumenteve përkatës, njofton ATP.

Dokumentet që duhen për aplikim

Subjekti kërkues (subjekti përfitues/trashëgimtari ligjor/përfaqësuesi me prokurë), sqaron ATP, në momentin e plotësimit të kërkesës për kompensim, duhet të paraqesë dokumentacionin e mëposhtëm:

1-Kërkesën për kompensimin e pronës, sipas formatit tip, që i vihet në dispozicion nga ATP;

2-Dëshminë e trashëgimisë për të gjithë trashëgimtarët e ligjshëm të subjektit përfitues, sipas radhës së trashëgimtarëve, në përputhje me përcaktimet e Kodit Civil;

3-Prokurën e posaçme, të nënshkruar nga të gjithë subjektet që përfitojnë kompensim, ku si tagër i nevojshëm të jetë edhe e drejta për të tërhequr vlerën financiare, në emër të tyre. (Në rastet kur nuk është e mundur të dorëzohet prokura e posaçme, secili bashkëpronar apo një pjesë e tyre, paraqesin kërkesë individuale apo të përbashkët, për pjesën takuese në pronën që kompensohet. Në rastin e kërkesave individuale të secilit bashkëpronar apo të një pjese të tyre, për çdo kërkesë të kryer, paguhet tarifë shërbimi në vlerën 2 000 (dymijë) lekë, pavarësisht se i përket të njëjtës pasuri të paluajtshme);

4-Vërtetimin origjinal të lëshuar nga një bankë e nivelit të dytë për hapjen e llogarisë bankare në emër dhe për llogari të subjektit përfitues, ku përcaktohet edhe numri i llogarisë bankare (IBAN), ku do të transferohet vlera financiare e përfituar;

5-Fotokopjen e dokumentit të identifikimit;

6-Mandat pagesën, që vërteton pagimin e tarifës së shërbimit në vlerën 2 000 (dymijë) lekë.

Riaplikimet

Subjektet përfituese, kërkesa e të cilëve nuk është pranuar për mungesë dokumentacioni gjatë procedurave të mëparshme, kanë të drejtë të riaplikojnë. Këto subjekte nuk paguajnë tarifë shërbimi, nëse provojnë pagimin e saj gjatë aplikimit të mëparshëm, sqaron në një njoftim për mediat Agjencia e Trajtimit të Pronave.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

krasasi tp12/01/2018 20:29

ATP,(Agjensia e Trajtimit te Pronave) sa do ta ndryshoni emertimin Ju ngeleni KKKP (Komisioni i Kthimit dhe Kompensimit te Pronave) nje agjensi qe ne krye te heres keni funksionuar si nje agjensi per ti bere lemsh te gjitha dhe per ta mbyllur gjithcka, ne nje histori deshtimi te turpshem.Shefja e saj e fundit eshte ministre qe qeverise gjoja maredheniet me biznesin por qe defakto qeverise punet dhe ne funksion te oligarkise nepermjet PPP(partneritetit-publik -privat).Kujt do ti jepni ju kompensim?. Ju nuk keni lene pronar pa i ndryshuar identitetin.Dora e zgjatur e mafiozeve dhe e politikaneve nuk kane lene gjyqtar pa i trysnuar, per te hartuar akte te trashegimnise false.vidh identitete per te vjedhur prona.E keni futur nje shoqeri te tere ne konflikte.E keni shperndar faren e konfliktit ne fis, ne trung, ne familje e ne vllezeri.Ju jeni per Gines.

Shto koment