FOTO/ Ja si do të shndërrohet këndi i lojrave...

FOTO/ Ja si do të shndërrohet këndi i lojrave...

17:43, 12/01/2018
A+ Aa A-

Këndi i lojërave i njohur si “7 xhuxhat”, në afërsi të rrugës së “Elbasanit”, do të shndërrohet në një kënd modern lojërash për fëmijë dhe shplodhjeje për qytetarët.

Bashkia e Tiranës ka nisur zbatimin e projektit të rikonceptimit të parkut të lojërave të fëmijëve, ndërsa projekti do mundësojë që pjesa e nëndheshme të shërbejë edhe për një parking nëntokësor publik.

Siç shihet edhe nga fotot e këtij projekti të shpërndara nga zyra për shtyp e Bashkisë, parku i ri lojërave do të ketë hapësira dhe lojëra për të gjithë fëmijët, ndërsa do të shoqërohet edhe me lulishte dhe gjelbërim që do të krijojnë mundësi për kalimin e kohës edhe për më të rriturit.

Falë këtij projekti, sipas bashkisë, do të mundësohet një numër i konsiderueshëm vendesh parkimi për të gjithë banorët e zonës, por edhe për bizneset që funksionojnë në afërsi të këtij parku.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco