Prof. Dr. Sabri Laçi shpallet dekan i Fakultetit Histori - Filologji. Ja CV e tij

Prof. Dr. Sabri Laçi shpallet dekan i Fakultetit Histori - Filologji. Ja CV e tij

11:56, 12/12/2017
A+ Aa A-

Pro. Dr. Sabri Laçi shpallet Dekan i Fakultetit Histori - Filologji në Universitetin e Tiranës. Në zgjedhjet e parakohshme që u zhvilluan për Dekan i këtij fakulteti, Laçi fitoi 50.14% të votave. Zgjehdjet u zhvilluan pasi ish-dekania Valentina Duka u zgjodh deputete e PD-së.

Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë bëri të ditur sot se pasqyrimi i rezultateve të votimit për zgjedhjen e dekanit të fakultetit Histori-Filologji është në përputhje me rregulloren dhe e ligjshme.

Në një deklaratë për shtyp të ministrisë së Arsimit lidhur me paqartësinë e zgjedhjeve për dekan të fakultetit të Histori-Filologji, theksohet se “rregullorja e zgjedhjeve nr.2459/1 “Për organizimin e zgjedhjeve të para për autoritetet dhe organet drejtuese në institucionet publike të arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë , në nenin 37 ka përcaktuar në mënyrë të detajuar vlerësimin, numërimin e votave dhe nxjerrjen e rezultatit për autoritetin apo organin drejtues për të cilin zhvillohet procesi zgjedhor”.

“Ky nen gjithashtu përmban edhe formulën për mënyrën e përllogaritjes së votave për autoritetet drejtuese për të cilët votojnë dhe studentët. Bazuar sa më sipër rezultatet e procesit të votimit pasqyrohen në formatin e tabelës përmbledhëse të rezultateve, format i cili miratohet nga KIZ, plotësohet nga KZF dhe miratohet me vendim nga KZF, akt i cili është i ankimueshëm, sipas përcaktimeve të rregullores”, nënvizohet në deklaratë.

Ministria e Arsimit bën të ditur se “pas vlerësimit të formateve të tabelave përmbledhëse të rezultateve të zgjedhjeve të miratuara nga KIZ i Universitetit të Tranës dhe formulës së përcaktuar në rregulloren e zgjedhjeve, vlerësojmë se rezultati përfundimtar del në përqindje sipas tabelës përmbledhëse të rezultateve dhe nuk mund të “zbërthehet nga përqindje në numër votash””.

“Për këtë arsye pasqyrimi i rezultateve të votimit në përqindje nga KZF e Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë, është në përputhje me rregulloren dhe e ligjshme”, përfundon njoftimi.

Shkresa e ministres Nikolla për Ketën dhe CV e Prof. Dr. Sabri Laçit.

     

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco