FOTO/ E çuditshme, Tatimet mbyllin fondacionin e bamirësisë në Tiranë. Reagimi

FOTO/ E çuditshme, Tatimet mbyllin fondacionin e bamirësisë në Tiranë. Reagimi

12:12, 11/12/2017
A+ Aa A-

Shtëpisë së bamirësisë të Fondacionit "Down Syndrome Albania", i është vënë shiriti i bllokimit.

Pas 6 vitesh aktivitet, kjo shtëpi bamirësie nuk do jetë më funksionale ndërsa i menjëhershëm është reagimi i drejtoreshës Emanuela Pepkola Zaimi e cila tepër e indinjuar, e quan të turpshëm aktin e ndërmarrë nga drejtoria e Tatimeve.

Nga ana tjetër drejtoresha thotë se çdo punonjës i kësaj organizate është i deklaruar me pagën reale dhe se asnjë ditë nuk ka vonuar pagesat e detyrimeve.

REAGIMI I PLOTË:

Prej 6 vitesh, me se tepermi jam munduar te siguroj transparence per organizaten qe kam ngritur me shume mund. Transparenca mbi aktivitetet, fondet e mbledhura jo pak here me eshte kthyer ne bumerang.

Shume mendojne qe ne kemi fonde shume, dhe qe mbeshtetjen e kemi te garantuar. T'i vesh nje shirit te tille nje "charity house" te nje fondacioni qe me falni per modestine, eshte model, eshte e turpshme. Sapo me keni hedhur ne toke nje mund e nje imazh qe mezi e kam ngritur ne kurriz jo pak here dhe te femijeve te mi.

Ne jemi organizata qe deklarojme cdo punonjes me pagen reale se s'jemi vonuar as nje dite ne pagese te sigurimeve. Ne jemi organizata qe ne faqe te internetit ka bilancet e cdo viti, nje bilanc te vetem jo dy e tre. Biznesi i madh nuk e ben kete, ne e bejme. E me qe e bejme na vihet nje shirit per hetim tatimor.

Do flas si plakat tani "Ju kam lene zotin" #naehiqnishiritin #naofendon #nadhemb Po mbledhim fonde per sherbimet e femijeve tane, ato sherbime qe TI SHTET nuk i ofron e as nuk duket se ke ne plan t'i ofrosh.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco