Moti ndryshon në mënyrë drastike, ja çfarë ndodh sot

Moti ndryshon në mënyrë drastike, ja çfarë ndodh sot

17:15, 10/12/2017
A+ Aa A-

Ndryshe nga dita e djeshme me reshje shiu e bore, sot moti ‘ka hapur’.

Sipas sinoptikanëve, sot pasdite reshjet do të ndërpriten në të gjithë vendin.

Nesër pasdite priten reshje të dobëta në qarkun e Shkodrës, Kukësit, Dibrës, dhe Lezhës (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark). Priten reshje dëbore në zonat malore.

Temperaturat

Nesër temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 6 °C / 14 °C

në vendet e ulëta: 3 °C / 12 °C

në vendet malore:  -4 °C / 9 °C.

Era

Sot pasdite do të fryjë e lehtë, ndërsa nesër do të forcohet dhe do të fryjë mesatare në bregdet.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco