FOTO/ Të mashtruar nga agjencitë, qindra qytetarë mbesin në portin e Vlorës

FOTO/ Të mashtruar nga agjencitë, qindra qytetarë mbesin në portin e Vlorës

11:11, 10/12/2017
A+ Aa A-

Tetë autobusë me pasagjerë, makina të vogla dhe kamionë të transportit të mallrave nuk kanë mundur të udhëtojnë as këtë të diel nga porti i Vlorës drejt Brindizit.

Duke plotësuar 48 orë black out.

Të shtunën lundrimi u bllokua për shkak të motit të keq dhe pamundësisë së tragetit për tu ankoruar në port. Ndërkohë agjencitë vijuan normalisht shitjen e biletave për të dielën, ndërsa lundrimi nuk kryhet të dielën sipas kalendarit portual.

Kjo solli përplasje mes udhëtarëve dhe agjencive.

Ndërsa siguria e portit për rreth 40 min nuk lejoi mediat të hynin.

Pasagjerët thonë se kjo situatë nuk është normale, ndërsa shtojnë se valixhet e tyre me sendet personale gjenden prej 48 orësh në port.

Kreu i portit të Vlorës, Admir Malaj, i cili sqaroi jashtë kamerave, janë agjencitë ato që duhet të kishin njoftuar pasagjerët për lundrim të hënën dhe jo të dielën.

Për të zgjidhur ngërçin zyrtarisht u komunikua edhe me shërbimet portuale të Brindizit për të kryer përpunimin e pasagjerëve këtë të diel, por pala italiane nuk ofron shërbim jashtë kalendarit zyrtar të lundrimit nga Shqipëria.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco