IGJEUM: Pasditen e të shtunës nisin reshje intensive dhe shtrëngata në gjithë vendin Lushnje, dhjetor 2017

IGJEUM: Pasditen e të shtunës nisin reshje intensive dhe shtrëngata në gjithë vendin

12:23, 09/12/2017
A+ Aa A-

Instituti i Gjeoshkencës ka dhënë në mesditë, parashikimin më të fundit për motin. Sipas IGJEUM< pasdite nisin reshje intensive në gjithë vendin.

RESHJET
Sot pasdite, e shtunë, datë 9 dhjetor,  reshjet do të përfshijnë gjithë vendin dhe në qarkun e Shkodrës ato do të jenë edhe intensive.  Reshjet do të shoqërohen me shtrëngata në qarqet e Shkodrës, Kukësit, Dibrës, Vlorës dhe Gjirokastrës.

Nesër, e diel, pritet që të ketë reshje kryesisht paradite, me një intensitet i cili do të ulet ndjeshëm në të gjithë vendin (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).

Priten reshje dëbore në zonat malore.

TEMPERATURAT

Nesër, e diel, datë 10, temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 6 °C / 10 °C
në vendet e ulëta: 5 °C / 9 °C
në vendet malore:  -3 °C / 5 °C.

ERA
Sot pasdite, të shtunën, do të fryjë mesatare, ndërsa nesër do të dobësohet dhe do të fryjë e lehtë.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco