Zyrtare/ Shpallet Dekani i ri i Fakultetit të Filologjisë...

Zyrtare/ Shpallet Dekani i ri i Fakultetit të Filologjisë...

18:12, 08/12/2017
A+ Aa A-

Sabri Laçi do të jetë dekani i ri i Fakultetit të Filologjisë dhe Historisë në Universitetin e Tiranës.

Ai është shpallur fitues pas zgjedhjeve të parakohshme të zhvilluara të enjten.

Përgjegjës i Departamentit të Gjuhës në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë është zgjedhur Loni Bello.

Rezultati zyrtar shpallet pas 48 orësh nga Komisioni Zgjedhor i Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë, ndërsa kandidatët mund të ankimojnë vendimin brenda 48 orëve.

Ne datën 7 dhjetor në UT u zhvilluan zgjedhjet e pjesshme në 6 departamente.

Zgjedhjet për dekanin e Filologjikut u zhvilluan pasi dekania e mëparshme Valentina Duka u zgjodh deputete në radhët e Partisë Demokratike./Oraneës/

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco