Lajmi i fundit

Ilir Meta deklaratë për mediat

Zgjedhjet në Universitet/ Ja cilët do zëvendësojë Valentina Dukën dhe Shezai Rrokajn…

Zgjedhjet në Universitet/ Ja cilët do zëvendësojë Valentina Dukën dhe Shezai Rrokajn…

18:39, 06/12/2017
A+ Aa A-

Në Universitetin e Tiranës zhvillohen nesër zgjedhje për të plotësuar vakancat për disa poste të rëndësishme.

Gazetari Mariglen Mërtiri ka siguruar për “Balkanweb” emrat e kandidatëve që do të garojnë për të zënë vendin e dekanit të lënë bosh në Fakultetin Histori-Filologjisë nga Valentina Duka, tashmë deputete e Kuvendit të Shqipërisë.

Në zgjedhje marrin pjesë tre mijë studentë, ndërsa në garë janë dy profesorë të njohur: Ajula Jubani dhe Sabri Laçi.

Vend vakant në UT ka mbetur edhe posti i zëvendës rektorit, të cilin e ka mbajtur Shezai Rrokaj.

Përveç posteve të rëndësishme që pritet të zgjidhen edhe disa shefa departamentesh që nga zgjedhjet e fundit dolën në balotazh, apo që kanë dhënë dorëheqjen ose dolën në pension.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco