Pakësohen reshjet, por lumi Vjosa do të tërhiqet pasditen e së hënës

Pakësohen reshjet, por lumi Vjosa do të tërhiqet pasditen e së hënës

07:08, 03/12/2017
A+ Aa A-

Orët vijuese sjellin fuqizim të përkohshëm të shirave fillimisht në ultësirën perëndimore dhe gradualisht në Qendër dhe Veri, reshje që vijojnë edhe orët e para pas mesnatës ndërsa në zonat malore shfaqen reshje dëbore. Paraditja e së dielës dhe orët vijuese kalojnë gradualisht në kushtet reshjeve të pakta në pjesën më të madhe të vendit. Dita e hënë mbetet me vranësirat të shpeshta por reshje të pakta në Jug dhe më pak Qendra e Veriu. Pjesa e dytë e së hënës dhe ditët vijuese sjellin mot kryesisht të kthjellët por të freskët.njofton Meteoalb.

Ndërsa, sipas IGJEUM, mbeten aktive paralajmërimet për vazhdimin e përmbytjes nga lumi Vjosa në qarqet Fier dhe Vlorë. Nga llogaritjet e fundit hidrologjike rezulton se, në pjesët fushore të këtyre lumenjve do të vazhdojë përmbytja me prurje shumë të larta nga lumi Vjosa. Lumi Vjosa do të fillojë të tërhiqet në shtratin e tij natyral përgjatë fundit të ditës së hënë, datë 4.12.2017. Shenjat e alarmit për përmbytje nga lumi Vjosa janë vendosur në tabelë .
Në pjesët e sipërme të baseneve në qarqet (Elbasan, Gjirokastër dhe Berat) do të ulet rreziku nga përmbytja, për këtë arsye shenjat e alarmit janë hequr nga tabela.

Të dielën, datë 3 dhjetor,  reshjet do të vazhdojnë me një intensitet mesatar deri lokalisht intensive të shoqëruara me shtrëngata (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).

Reshjet do të jenë në formë dëbore në zonat e larta malore, kryesisht në veri dhe lindje të vendit.

TEMPERATURAT
Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 7 °C / 13 °C
në vendet e ulta: 6 °C / 13 °C
në vendet malore: -1 °C / 6 °C.

ERA
Do të fryjë e dobët, ndërsa ne bregdet deri mesatare.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco