Lajmi i fundit

LIVE/ Nis protesta e qytetarëve para bashkisë së Tiranës

Tarifat e reja për ujin, ja sa do të paguajnë familjet dhe bizneset

Tarifat e reja për ujin, ja sa do të paguajnë familjet dhe bizneset

09:39, 24/11/2017
A+ Aa A-

Pas miratimit të tarifave për shërbimin e furnizimit me ujë nga Enti Rregullator i Ujit, tashmë vendimi i miratuar në fillim të nëntorit është zyrtarizuar edhe më tej me botimin e tij në “Fletoren Zyrtare”, ku janë specifikuar edhe tarifat e reja për konsumatorin familjar dhe për bizneset në Tiranë. Tabela me çmimet e reja është botuar në Fletoren Zyrtare dhe hyn në fuqi në 1 janar të vitit të ardhshëm.

Sipas vendimit të fundit të Entit Rregullator të Ujit, tarifat do të jenë tarifa volumetrike për shërbimin, ku specifikohet se klientët familjarë do të paguajnë 65 lekë/m³.

Në vendimin e botuar në Fletoren Zyrtare përcaktohet se klientët publikë do të paguajnë 140 lekë/m³, klientët privatë 155 lekë/m³, klientët e veçantë (prodhim pijesh alkoolike, pijesh freskuese, pishina) 170 lekë/m³, furrat e bukës 95 lekë/m³, për shitje uji me shumicë tarifa do jetë 12 lekë/ m³ dhe për HEC-in e Lanabregasit 5 lekë/ m³.

Nga ana tjetër, konsumatorët mund të paguajnë tarifë fikse, ku për kategoritë e mësipërme pagesat do të jenë 200 lekë në muaj për klient. Në vendimin e Entit Rregullator të Ujit publikohen edhe tarifat që do të aplikohen për konsumatorët për largimin e ujërave të ndotura. Vendimi me tarifat e reja do të hyjë në fuqi më 1.1.2018. Shitje e ujit me shumicë për shoqërinë Ujësjellës Ura Vajgurore.

Po në Fletoren Zyrtare është botuar edhe vendimi për shitjen e ujit me shumicë për shoqërinë Ujësjellës Ura Vajgurore, ku thuhet: “Miratohet tarifa e shitjes së ujit me shumicë për shoqërinë Ujësjellës Ura Vajgurore sh.a.: a) Tarifë shitjeje uji me shumicë do të jetë 29 lekë/m³”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco