Nisma ‘Vrapo me Objektivat Globale’, ja rrugët ku ndalohet qarkullimi sot për 1 orë

Nisma ‘Vrapo me Objektivat Globale’, ja rrugët ku ndalohet qarkullimi sot për 1 orë

13:28, 23/11/2017
A+ Aa A-

Tirana i bashkohet sot nismës “Vrapo me Objektivat Globale” e organizuar në kuadër të “Axhendës 2030 për Zhvillim të Qëndrueshëm” e miratuar në vitin 2015 dhe ku janë bërë pjesë 193 shtete nga mbarë bota

 Për këtë qëllim OKB, Bashkia Tiranë organizojnë sot në mbrëmje një vrapim simbolik, ku do të marrë pjesë edhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Për mbarëvajtjen e këtij aktiviteti Bashkia e Tiranës dhe Policia Rrugore kanë marrë masat dhe do të pezullojnë qarkullimin e automjeteve për 1 orë në disa prej segmenteve rrugore ku dhe kalon itinerari i këtij vrapimi.

Për këtë qëllim ndalohet Qarkullimi në segmentin e rrugëve “Ibrahim Rugova” nga “Brigada e VIII” deri tek “Adem Jashari”, “Ismail Qemali”, nga bulevardi “Dëshmorët e Kombit” deri në kryqëzimin me rrugën “Ibrahim Rrugova” dhe “Lek Dukagjini”, nga sheshi “Nënë Tereza” deri tek rruga “Ibrahim Rrugova”, sipas planeve të qarkullimit dhe orareve të mëposhtme:

Ndalohet qarkullimi në segmentin e rrugës “Ibrahim Rugova” nga rruga “Brigada e VIII” deri në rrugën “Adem Jashari” nga ora 17 e 30 deri në orën 18 e 30.

Ndalohet qarkullimi në segmentin e rrugës “Ismail Qemali” nga rruga “Vaso pasha” deri në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” nga ora 17 e 30 deri në orën 19 e 30.

Ndalohet qarkullimi në segmentin e rrugës “Nikolla Tupe” nga rruga “Vaso Pasha” deri në rrugën “Ibrahim Rugova” nga ora 17 e 30 deri në orën 19 e 30.

Ndalohet qarkullimi në segmentin e rrugës “Abdyl Frashëri” nga sheshi “Willson” deri në rrugën “Ibrahim Rugova” nga 18:00 deri në orën 18:30.

Ndalohet qarkullimi në segmentin e rrugës “Perlat Rexhepi” nga rruga “Vaso Pasha” deri në rrugën Ibrahim Rugova” nga ora 18:00 deri në orën 18 e 30.

Ndalohet qarkullimi në segmentin e rrugës “Lek Dukagjini” nga sheshi “Nënë Tereza” deri në rrugën “Ibrahim Rugova” nga ora 18:00 deri në orën 19:00.

Ndërkohë që qarkullimi i automjeteve, mjeteve të emergjencës dhe Policisë së Shtetit do të bëhet sipas planit të lëvizjes si më poshtë:

Në rrugën “Pjetër Bogdani”, drejtim i detyruar djathtas, në rrugën “Ismail Qemali” në kryqëzim me rrugën “Ibrahim Rrugova”.

Gjithashtu itinerari i lëvizjes së mjeteve të linjës urbane “Tirana e Re” dhe “TEG-Sauk i Vjetër- Kopshti Zoologjik- ish Stacioni i Trenit” gjatë orareve të përcaktuara, do të pezullohet në rrugën “Abdyl Frashëri” duke devijuar në rrethrotullimin e sheshi “Wilson” dhe bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco