Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi në seancë plenare

VIDEO/ Takim me një argjendar shqiptar në Novi Pazar

VIDEO/ Takim me një argjendar shqiptar në Novi Pazar

10:00, 23/11/2017
A+ Aa A-

"Balkan Booster" ende vazhdon rrugëtimin në Novi Pazar, gazetarja e DW, BalkanBooster, Suadela Balliu ka takuar një argjendar shqiptar në Novi Pazar e na ka sjellë këtë histori

Të njohur historikisht për zanatet e punimit të arit dhe argjendit nuk është çudi që në qytetin e vogël të Novi Pazarit, aktualisht me më pak se 100 mijë banorë të gjesh një rrugë të tërë me dyqane aksesorësh të çmuar, ku rruga e pamirëmbajtur bën kontrast me luksin e vitrinave. Në dyqanin “Smaragd” (Smerald) pronari Redzep Škrijelj thotë se këto kohë krize ekonomike nuk janë aq të mira për stolitë. Škrijelj, profesor në Historinë Orientale në Universitetin e Novi Pazar, thotë se ky lloj biznesi është edhe pasioni i tij. Familja e tij vjen prej Peshterit, një fshat malor në rajonin e Rashkës, e ka origjinën shqiptare. Kthehet duke treguar një fotografi të varur në murin e dyqanit, ku një malësor me qeleshe kullot bagëtitë.

“Unë mbiemrin e kam Shkreli dhe familja ka emigruar prej Koplikut” –zbulon Škrijelj. Pasi u vendosën në rajonin e Rashkës, familja e tij u nis të emigronte drejt Turqisë. Me shpresën se mund të merrnin një vizë në Shkup, mbetën aty për vite. “Unë shkollën fillore, të mesmen dhe univerzitetin e kam kry’ në Shkup”, zbulon historiani, ndërsa shton se zanatin e punimit të arit dhe argjendit e mësoi në Shkup. Më pas familja vendosi të kthehej edhe njëherë në Novi Pazar, ku bashkë me të vëllain Nexhibin kanë zotërojnë dy dyqane stolish.

Prej banakut, të mbështjellë në cohëra të kadifenjta nxjerr disa stoli me motive të vjetra, punuar me filigran. “Këto janë të gjyshes. Sot zor se gjen ndokënd që i prodhon. Asht’ shum’ v’shtir. Ama Tirana, Shkodra dhe Prizreni jan’ njoft për filigranin. N’Prizren kam msue’ shumë si punohet” , thotë Škrijelj, ndërsa tregon se bashkëshorten e ka marrë prej Prizrenit, “Por nuk e flet gjuha shqipe, flet gjuha turke”. Thotë se në familjen e tij kanë folur shqip dhe kur e pyesin ai thotë se ndihet nëntëdhjetë përqind shqiptar dhe dhjetë përqind boshnjak, pasi shpjegon sesi të parët e tij pasi lanë Shqipërinë u martuan me gra boshnjake. Redzep Škrijelj është edhe kryetar i Këshillit Kombëtar të Boshnjakëve në Novi Pazar. “Ka shumë shqiptar’t mes boshnjakve. Ngaqë kanë harru’ gjuhën janë deklaru’ si boshnjakë”, rrëfen profesori ndërsa bën një rrugëtim në histori, duke përfunduar se gjuha është një element i rëndësishëm në ruajtjen e identitetit./DW

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco