Koha nesër? Ja ç’surpriza iu rezervon moti

Koha nesër? Ja ç’surpriza iu rezervon moti

16:13, 21/11/2017
A+ Aa A-

Edhe gjatë ditës së nesërme, meteorologët parashikojnë një mot pa reshje në të gjithë territorin, ndërsa temperaturat do të jenë të ulta.

Sipas Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit: Sot (e martë, dt.21) dhe nesër (e mërkurë, dt.22) nuk priten reshje në të gjithë territorin.

Nesër (e mërkurë, dt.22) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

- Në bregdet: 7 °C / 16 °C

- Në vendet e ulta: 2 °C / 15 °C

- Në vendet malore: - 2 °C / 9 °C.

Era rritet të fryjë e lehtë, ndërsa në veri të vendit deri mesatare.

Sipas Meteoalb: Nesër, kthjellimet dominojnë ultësirën perëndimore por vranësira kalimtare shfaqen herë pas here në zonat Lindore. Edhe pasditja mbetet nën ndikimin e motit të kthjellët me vranësira kalimtare në zonat malore Lindore.

Temperaturat e ajrit do të rriten me 2 – 3°C në mëngjes dhe mesditë duke ngjitur maksimumin territorial mbi 17°C.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco