Lajmi i fundit

KUSH PAGUAN/ Vetëm 620 lekë në ditë, rreth 600 mijë shqiptarë në pragun e varfërisë

Dhjetor jo normal/ Ja çfarë parashikojnë meteorologët për muajin e ardhshëm

Dhjetor jo normal/ Ja çfarë parashikojnë meteorologët për muajin e ardhshëm

19:09, 20/11/2017
A+ Aa A-

Duke u nisur nga dita e sotme të gjithë kemi venë re një rënie të temperaturave.

Pavarësisht diellit në shumë zona malore të Shqipërisë ka pasur edhe reshje dëbore. E si duket ndoshta dimri është në prag dhe pse jemi në 10-ditëshin e fundit të Nëntorit.

Sot, në emisionin “Rudina” ishte e ftuar meterologia e “Meteoalb” Tanja Porja, e cila tha se ky muaj rezulton me temperatura 2 gradë më të larta se një Nëntor normal.

“Temperaturat do të jenë 1-1.5 gradë më të ngrohta se një Dhjetor normal, por kjo nuk do të thotë se nuk do të ketë temperatura të ulëta, por parashikohet të jetë me difiçit në reshje”, tha Porja.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco