Pensionet e parakohshme/ Ish-ushtarakët kundër Kushtetueses, paralajmërojnë protesta kundër Qeverisë...

Pensionet e parakohshme/ Ish-ushtarakët kundër Kushtetueses, paralajmërojnë protesta kundër Qeverisë...

18:47, 20/11/2017
A+ Aa A-

Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar kërkesën e ish-ushtarakëve, duke i dhënë të drejtë ISSH që të çojë në proçese gjyqësore ushtarakët e cilësuar debitor, për shkak të rillogritjes së pensioneve të parakohshme.

Kreu i Shoqatës së Ushtarakëve në Lirim dhe Rezervë, Thoma Konduri, e cilëson antiligjor vendimin e Kushtetueses, duke theksuar se ai cënon përfitimet që ish-ushtarakët në pension të parakohshëm, i kanë fituar ligjërisht dhe me procese gjyqësore.

Konduri: Gjykata Kushtetuese e coi deri në fund luftën kundër ushtarakëve sepse atë e ka filluar prej vitesh, që në 2010 dhe tani dha një verdikt të pabazuar në të drejtën ligjore të ushtarakëve. Sipas këtij vendimi, i jep të drejtë sigurimeve shoqërore që të rikthejnë në proceset gjyqësore të gjithë ushtarakët që kanë fituar të drejtat e tyre që nga viti 2005 e deri në vazhdim. Janë mbi 1400 ushtarakë që kanë fituar të drejtën ligjore dhe kanë marrë paratë.

Konduri bën të ditur se ish-ushtarakët nuk do të dorëzohen pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, duke paralajmëruar edhe protesta kundër qeverisë në rast se Sigurimet Shoqërore do të vijojnë proceset gjyqësore.

“Ne nuk do të ndalemi për të drejtat tona. Protestat do të jenë kundra qeverisë nëse do t’i japë të drejtë Sigurimeve Shoqërore”, tha Konduri. 

Aktualisht, në proces gjyqësor me ISSH janë rreth 1 mijë ish-ushtarak që trajtohen me pensione të parakohshme. Nga gjyqet e mëparshme që ish-ushtarakët kanë fituar me shtetin janë marrë 37 milionë lekë. /oraneës

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco