FOTO/ Shqiptarët në Greqi organizohen për të ndihmuar njëri-tjetrin: Nuk duam lekë, veç sende materiale

FOTO/ Shqiptarët në Greqi organizohen për të ndihmuar njëri-tjetrin: Nuk duam lekë, veç sende materiale

11:24, 20/11/2017
A+ Aa A-

Mediat shqiptare në Greqi, që administrohen dhe mirëmbahen nga shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në Greqi, kanë bërë thirrje për ndihma për familjet shqiptare të prekura nga përmbytjet në zonën Mandras në Atikë.

Sipas kësaj medie, janë qindra familje shqiptare që janë dëmtuar rëndë dhe ndihmat që kërkohen përjashtojnë vetëm paratë.

“Është detyra jonë si bashkatdhetarë të tyre ti ndihmojmë në këto momente shumë të vështira. Është detyra jonë ti ndodhemi pranë. Me çtë kemi mundësi. Duhet të aktivizohemi të gjithë , duhet të ndihmojmë të gjithë.

NDIHMONI ME ÇKA KENI MUNDËSI, VESHMBATHJE, USHQIME, POR EDHE PAISJE ELEKTRO – SHTËPIAKE, MOBILJE TË PËRDORURA ETJ. OFRONI NDIHMËN TUAJ.

Grumbullimi i ndihmave do të bëhet pranë zyrës së Top – lines Adresa Psaron 4 Platia Karaiskaki Athinë.

(Shënim nuk do pranohen shuma parash por VETËM ndihma materiale)”, shkruan media duke vënë në dispozicion edhe numra kontakti.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco