Asfiksimi nga tymi, mësimi në Shupenzë rifillon të mërkurën

Asfiksimi nga tymi, mësimi në Shupenzë rifillon të mërkurën

09:24, 20/11/2017
A+ Aa A-

Mësimi në shkollën e mesme të Shupenzës, Bulqizë, do të rinisë ditën e mërkurë, pasi të përfundojë testimi i kaldajës dhe ajo të vihet në punë me kapacitet të plotë.

Mësimi në këtë shkollë u ndërpre të premten nga një ngjarje që rrezikoi jetën e qindra nxënësve: asfikimit të mbi 60 prej tyre nga tymi i kaldajës.

Oxhaqet e shkollës ishin të bllokuar në momentin kur u ndez kaldaja dhe si rrjedhim, tymi mbushi klasa ku zhvillohej mësimi.

Nxënësit u helmuan nga dioksidi i karbonit dhe me dhjetra prej tyre u shtruan në spitalet e Bulqizës, Peshkopisë e deri Tiranës.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco