Shoqja e ngushtë: Telefonata ime e fundit me Migenën, para se ta vriste i shoqi

Shoqja e ngushtë: Telefonata ime e fundit me Migenën, para se ta vriste i shoqi

08:03, 20/11/2017
A+ Aa A-

Migena Këllezi, vajza nga Elbasani, e cila u vra nga bashkëshorti dy javë më parë, i është bërë përcjellja për në banesën e fundit paraditen e ditës së shtunë. Miq, familjarë e të afërm morën pjesë në ceremoninë mortore, për t’i dhënë lamtumirën 30 vjeçares.

Largimi i saj parakohshëm tronditi mbarë opinionin publik, sidomos qytetarët e Elbasanit, pasi Migena ishte bijë elbasanase. Ajo u vra nga i shoqi Dritan Sulollari në Itali, Gradisa D’isonzo.

Dritare.net zhvilloi një intervistë me shoqen e fëmijërisë Irena Bogdani, e cila në mes lotësh tregon me mall historin e njohjes dhe aventurat e saj me Migenën.

Po cila është historia e saj me bashkëshortin? Cila ishte arsyeja e vrasjes së saj? Çfarë ndodhi me çiftin një natë më parë së Migena të therej me thikë nga Dritani? Cilat ishin fjalët e fundit që Migena i tha shoqes së fundit të saj në telefon? Çfarë do ndodhi me djalin 8-vjeçar të çiftit? Këto edhe pyetje të tjera rreth vrasjes misterioze të Migena Këllezi do  t’i gjeni ne intervisten per dritare.net me shoqen e saj të ngushtë të fëmijërisë, Elona Bogdani .

    “Nuk mund ta besoj se çfarë ka ndodhur. Unë kam qenë  fqinj në Shqipëri edhe e kam shumë shoqe, që prej fëmijërisë, dhe më kujtohet kur ajo ishte e vogël dhe pastaj e fejuar. E takova nënën e saj një javë më parë. Unë nuk mund të gjej një arsye pse ai vrau një engjëll si Migena”. Me këto fjali e nis bisedën shoqja e saj e fëmijërisë.

    “Kam folur me Migenën përpara se kjo gjë e keqe të ndodhte, më dukej shumë e shqetësuar, nuk ishte e qeshur siç bënte gjithmonë ndoshta e ndjente se diçka e keqe mund të ndodhte. Gjithmonë më fliste për djalin e saj, e kishte pikë te dobët atë. Ishte shumë e lumtur deri në një moment kur ajo me tha se do të divorcohem nga Dritani. Këtu filloi gjithçka të tensionohej”- shprehet mes lotësh për Dritare.net

     

    Dritare.net: Si e mësuat ngjarjen e rëndë për vrasjen e Migenës?

    Kam qenë në një darkë më familjen time, edhe ndërkohë po festoja. Edhe të them të drejtën e ndieja sikur do ndodhte diçka e keqe. Me Migenën fola para dy ditësh para se të ndodhte vrasja e saj. Mbaj mend se ishte shumë e mërzitur, ndërkohë që unë po i flisja për temat tona, ajo ma preu shkurt që do të më merrte më vonë sepse kishte një problem. Ma mbylli telefonin. E marr më vonë, por nuk ma hapi. Të nesërmen ishte dita e zezë. Insistoja vazhdimisht për ta telefonuar, por nuk ma hapte telefonin. Më pas në një portal rastësisht shikoj foton e saj. Nuk e keni idenë si e kam përjetuar me një titull shumë të frikshëm, i cili thoshte se burri e kishte therur me thikë. Telefonova familjen e Migenës, por nuk më folën. U detyrova të shkoja vete, por çfarë të shihja.

    Dritare.net: Sipas jush pse e ka vrarë Migenën, ju tregoi diçka konkrete në lidhjen e saj me Dritanin?

    Ishte gjithmonë e qeshur. Nuk mund të jap asnjë shpjegim për këtë tragjedi. Migena punonte në një dyqan telefonash, në qendrën tregtare Tiare Villesse. Ajo ishte përshtatur shumë mirë me ambientin dhe e kishte përvetësuar gjuhën italiane në mënyrë të përkryer, aq sa nuk dukej që ishte e huaj. Unë e njihja Dritanin për njeri të mirë. E kam takuar disa herë, por kurrë nuk e mendoja se do të shkonte deri në këtë pikë. Biseda e fundit me të, më tha që nuk jam mirë kam probleme me Dritanin, ishte edhe tip qe nuk fliste shumë për të, por kur binte fjala për djalin fliste deri sa te fikej telefoni, e donte shumë.

    Dritare.net: Sipas mediave Italine, nga ekspertiza që është bërë ishte konfirmuar që vrasja është bërë në sy të djalit, çfarë do të ndodhi me të pas gjithë kësaj?

    Të them të drejtën nuk e di çfarë ka ndodhur, por për djalin, është një traum e vërtetë. Ajo kurrë nuk fliste keq. Nuk e kisha idenë më të vogël se mund të ndodhte kjo dramë. Migena ishte gjithmonë në dizpocion të djalit të saj. E shikonte me sytë e një nëne të dashuruar. Djali ishte mendimi i parë i saj. Më fliste për djalin, tamam si mamatë tipike që mbrojnë thesaret me jetën e tyre. Shpresoj që dhimbja të marrë fund për djalin, edhe pse është shumë e vështirë. Por mbështetja e prindërve të Migenës do bëjnë që t’i kalojë shprehet Elona për Dritare.net

    Dritare.net: Çfarë mendon familja e saj për këtë ngjarje kaq të rëndë për ta?

    Për ta është një tragjedi. Përpara një muaji e kam takuar mamanë e Migenës, ishte e qeshur e lumtur, por ja që Zoti nuk donte që gjithçka të shkonte mirë. Ata përcollën për në banesën e fundit paraditen e sotme fëmijën e tyre, gjakun e tyre si mendon ti se do ndihen ata. Me dridhet zemra kur mendoj se nuk është më, nuk e di, por më duket e pabesueshme. Një engjëll si ajo meritonte përjetësinë. Ahh… si është jeta…

    Dritare.net: E njihje nga afër Dritanin, bashkëshortin e Migenës?

    Dukej njëri i qetë. Asnjëherë nuk e mendoja qe ai do ta vrite në atë lloj mënyre kurrë. Ai gjithmonë e pohonte se e dashuronte, por çdo gjë u ftoh kur ata ishin në fazën e divorcit. Por, Migena kurrë nuk më tregonte për të, gjithmonë më thoshte: “Dritani, mirë mirë, në punë. Lodhet shumë”. Ai e vrau, sipas atyre që kam dëgjuar ,me thikë në fyt, dy goditje njëra pas tjetrës deri sa Migena ime vdiq.

    Dritare.net: Çfarë do të doje ti thoje Migenës pas gjithë kësaj historie?

    Ahh moj Migena ime sa shumë më mungon, kemi kaluar shumë bukur bashkë. Mbaj mend që për ditëlindjen e saj kemi qeshur me lot, kemi bërë gjera që jo të gjithë mund ti bëjnë, por imagjinoj që sot ajo nuk jeton. Nuk është më pranë nesh, pranë djalit të saj që për të ishte e pazëvendësueshme. Sikur e gjitha kjo të ishte një ëndërr e keqe, sikur të zgjohesha edhe të ishte mes njerëzve të dashur të saj më të dashur. Emri i saj do të kujtohet gjithmonë në këtë qytet, nuk e meritonte këtë që i ndodhi. Unë i kam premtuar që unë kurrë nuk do ta braktisja edhe kurrë nuk do ta harroj sepse ka lenë shenja në jetën time. E keni idenë se çfarë dhimbje ndien familja e saj, unë, të gjithë ata që e njihnin? Është e pashpjegueshme. Ke qenë edhe do ngelesh një ndër motrat e mia. Migena ime, u prehsh në paqe!/Dritare.net

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco