Helmimi i 60 nxënësve, Nikolla i përgjigjet Bashës: Nuk kemi bërë asnjë mrekulli, por...

Helmimi i 60 nxënësve, Nikolla i përgjigjet Bashës: Nuk kemi bërë asnjë mrekulli, por...

18:05, 17/11/2017
A+ Aa A-

Ministra e Arsimit, Lindita Nikolla, ka reaguar në lidhje me akuzat e kreut demokrat Lulzim Basha, pas helmimit të 60 nxënësve në një shkollë në Shupenzë.  Sipas Nikollës politika nuk duhet të bëj hesapet e veta për këtë ngjarje të rëndë. Nikolla i kujton kreut të PD, Bashës ngjarjet e rënda që kanë ndodhur kur ai ka qenë në qeveri dhe nuk ka pasur reagime të tilla nga ajo.

 “Ne nuk kemi bërë asnjë mrekulli, kemi ndryshuar gjëra dhe edhe më shumë do t’i ndryshojmë, po një gjë është e sigurtë: mes nesh dhe jush, mes Edi Rames e teje, ka një ndryshim të madh, si në ditë të mira si në ditë të vështira”, shkruan ndër të tjera Nikolla.

Në vijim ajo shton se ne të gjithë po merremi me fëmijët e Shupenzës dhe ju siguroj se falë angazhimit të të gjithëve, ata fëmijë po marrin shërbimin e duhur në kohën e duhur.

“Është ndryshimi mes njerëzve normalë që duan ta bëjnë normal këtë vend, duke mbajtur në kurriz prej katër vjetesh, të gjithë trashëgiminë e rëndë të keqqeverisjes suaj të gjatë dhe politikanëve anormalë. Të cilët këtë vend e duan vetëm kur i mban ata në kurriz ose përndryshe, janë gati t’i vënë shqelmin çdo ditë për të mos e lënë askënd të jetojë dhe punojë normalisht”, thuhet ndër të tjera në reagimin e Nikollës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco