Lajmi i fundit

LIVE/ Bylykbashi, Kaso dhe Çupi, konferencë për media në PD

Shqiptarët ndër vendet me numrin më të lartë të kërkesave për azil, por...

Shqiptarët ndër vendet me numrin më të lartë të kërkesave për azil, por...

17:49, 17/11/2017
A+ Aa A-

Shqiptarët në 2015 dhe 2016 me kërkesat për azilkërkim në vendet e Bashkimit Europian kanë kryesuar së bashku me sirianët, por në aprovimin e kërkesave nuk renditen as ndër 10 vendet që kanë përfituar. Kjo tregon se pavarësisht numrit të lartë të aplikimeve, kërkesat e tyre nuk janë marrë parasysh dhe një pjesë e konsiderueshme e tyre janë rikthyer ose po rikthehen.

Sipas një raporti të Eurostat-it, zyrës së statistikave të BE-së, si kusht i liberalizimit të vizave, pjesa më e madhe refuzohen nga zyrat e emigracionit, kurse të tjerë, në situatë të parregullt dhe pa mundësi legalizimi, kthehen vullnetarisht në atdhe.

Listën e vendeve nga janë pranuar më shumë shtetas për vitin e kaluar e kryesojnë Ukraina, Siria, SHBA, Brazili, India, Kina, Maroku, Turqia, Rusia etj. Motivet për të cilat janë dhënë lejet e qëndrimit kanë qenë të ndryshme e që dallojnë nga njëri vend i BE-së në tjetrin, nga njëri nacionalitet në tjetrin.

Ukraninasit kanë fituar të drejtë qëndrimi, kryesisht në Poloni,  për nevoja punësimi (82.7%). Kinezët (66.9%), qytetarët amerikanë (46.5%), kryesisht në Angli, dhe brazilianët (41.6%) janë pranuar për arsye që lidhen me arsimimin, ndërsa nga bashkimi familjar kanë përfituar më shumë marokenët (69.8%) dhe turqit (41.2%).

Rreth 30% e numrit të përgjithshëm të shtetasve të huaj kanë fituar leje qëndrimi për arsye humanitare, pra të mbrojtjes ndërkombëtare për shkak të konflikteve në vendet e tyre, siç është rasti i sirianëve etj.

Ndër vendet pritëse, ato që kanë pranuar më shumë shtetas të huaj për 2016-n, sipas Eurostat-it, janë Anglia, Polonia dhe Gjermania, të ndjekura nga Franca, Italia, Spanja dhe Suedia.  Dy vendet fqinje, Greqia dhe Italia kanë dhënë numrin më të madh të lejeve të qëndrimit për shqiptarët për periudhën në fjalë.

Greqia ka pranuar 30958 persona ose 70.2% të numrit të përgjithshëm të shtetasve të huaj, kurse Italia 17167 ose 7.7% të atyre që janë legalizuar në këtë vend.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco