Ministria e Arsimit:  Ja si ndodhi helmimi i 60 nxënësve...

Ministria e Arsimit: Ja si ndodhi helmimi i 60 nxënësve...

16:28, 17/11/2017
A+ Aa A-

Ministria e Arsimit ka sqaruar helmimin e 60 nxënësve në një shkollë në Shupenzë të Dibrës. Sipas një reagimi zyrtar, ngjarja ka ndodhur në shkollën “Rifat Manjani”, në orën e dytë të mësimit, kur  ka dalë tym nga kaldaja, e cila funksionon me pellet.

 Për pasojë, nxënësit kanë patur vështirësi në frymëmarrje duke çuar në ndërprerjen e menjëhershme të mësimit dhe në transportimin e nxënësve drejt qëndrës shëndetsore në Shupenzë dhe në spitalet rajonale të Bulqizës dhe Peshkopisë.

“Aktualisht në strukturat spitalore janë shtruar afro 60 nxënës nga të cilët njëri prej tyre është transportuar ne Tiranë së bashku me një mësuese. Të dhënat nuk janë definitive pasi po përditësohen duke qenë se situata mbetet ende në zhvillim.

Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla, dhe ajo e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu kane qenë në komunikim të vazhdueshëm me mjekët si dhe autoritetet lokale.

Ministrja Nikolla ka kërkuar nga të gjithë drejtuesit rajonalë të arsimit ngritjen e një inspektimi në bashkëpunim me pushtetin vendor për verifikimin e kaldajave, gjatë kësaj fundjave në të gjitha shkollat.

Po ashtu, në shkollën “Rifat Manjani” bëhet me dije se mësimi nuk do të fillojë pa bërë ritestimin e kaldajës”, thuhet në njoftimin zyrtar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco