Lajmi i fundit

LIVE/ PD, aktivitet për 15-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO

Rritja e çmimit të ujit, Bozdo: Nëse do të reduktoheshin humbjet, vlera duhet të ulej…

Rritja e çmimit të ujit, Bozdo: Nëse do të reduktoheshin humbjet, vlera duhet të ulej…

18:36, 14/11/2017
A+ Aa A-

Enno Bozdo, ish-nënkryetar i Bashkisë së Tiranës, ka reaguar përmes një komenti në lidhje me rritjen e çmimit të ujit të pijshëm. Bozdo thekson se humbjet në rrjet janë mbi 70 %, që do të thotë se reduktimi i tyre jo vetëm do të bënte që çmimi të mos rritej, por edhe të ulej më tej.

“ERRU çuditërisht vendos të rrisë çmimin e ujit në Tiranë. Pavarësisht së UKT i ka humbjet në rrjet mbi 70%. Do të mjaftonte reduktimi i këtyre humbjeve që çmimi jo vetëm të mos rritej, por madje të ulej. ERRU, si rregull, duhet ta detyrojë UKT më parë të ulë humbjet. Por ERRU i bën fresk politikës së ditës, jo qytetarëve.

Nqs UKT do kishte një plan biznesi serioz, çdo bankë do ta financonte, pa patur nevojë të rritet aspak çmimi ujit.

P.S. Ndërkaq Veliaj ka dy vjet që mburret se e ka përmirësuar ndjeshëm menaxhimin e UKT. Por qartazi gënjen!

Me sa duket, do ta japin me konçesion. Por më parë po e kthejnë në fitimprurëse....sigurisht me lekët tona”, shkruan Bozdo.? 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco