Gjermania u ofron bursa 1-mujore studentëve shqiptare për në Bundestag

Gjermania u ofron bursa 1-mujore studentëve shqiptare për në Bundestag

10:31, 21/10/2017
A+ Aa A-

Në kuadër të programit të Bursës Ndërkombëtare Parlamentare (IPS), 120 të rinj nga 40 shtete do të kenë çdo vit mundësinë të njohin më nga afër proceset e punës në Bundestag-un Gjerman dhe sistemin parlamentar të Gjermanisë gjatë qëndrimit të tyre në Berlin. Bursantet/ët do të punojnë në mënyrë aktive në zyrën e një deputeti/eje të Bundestag-ut dhe të përjetojnë nga afër proceset politike dhe ato të vendimmarrjes demokratike. Përveç kësaj mund të marrin pjesë në aktivitete mësimore pranë universiteteve të Berlinit. Të gjitha shpenzimet e udhëtimit, akomodimit dhe siguracioneve, duke përfshirë këtu dhe një bursë mujore, merren përsipër nga Bundestag-u Gjerman.

Një komision nga Gjemania qëndroi për një vizitë tre ditore në Tiranë për përzgjedhjen e bursanteve dhe bursantëve të vitit 2018 dhe i përcolli informacione studentëve mbi programin e IPS-së në Universitetin e Tiranës.
Më shumë informacione rreth IPS-së gjeni këtu: http://www.bundestag.de/ips

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco