Lajmi i fundit

LIVE/ Afera 5D/ Policia nis arrestimet e protestuesve, ndërkombëtarët amnistojnë Veliajn - Flet Petrit Vasili

Erdhi... bora

Erdhi... bora

19:15, 20/10/2017
A+ Aa A-

Java e ardhshme do të nisë me mot të keq, reshje shiu e erëra të forta në thuasje gjithë territorin e vendit.

Ndërkohë, mbrëmjen e së hënës parashikohen reshje dëbore në ekstremin Verior dhe zonat e thella malore të Verilindjes.

Sipas Meteoalb: Fundjava mbetet me kthjellime e vranësira kalimtare deri mesditën e së dielës, kur një sistem vranësirash vjen nga Veriperëndimi dhe vendoset gradualisht deri në mbrëmje mbi të gjithë territorin. Orët e natës sjellin shira fillimisht në Veriperëndim dhe gradualisht shirat do të përfshijnë të gjithë vendin.

E hëna, pritet të jetë me shira ndërsa në mbrëmje parashikohen reshje dëbore në ekstremin Verior dhe zonat e thella malore të Verilindjes.

Temperaturat

Temperaturat e ajrit do të ulen gradualisht deri mesditën e së hënës kur pritet rënie e ndjeshme e tyre duke zbritur maksimumet termike sipas zonave në vlerat 13 - 17°C zonat malore; 18 - 21°C zonat e ulëta dhe 19 - 20°C bregdeti.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare deri mbrëmjen e së dielës kur pritet forcim i erës mbi 40 km/h nga drejtimi veriperëndimor.

Natën e së dielës dhe gjatë së hënës, vijon forcimi i erës mbi 60 km/h nga drejtimi Verior – Veriperëndimor duke gjeneruar në brigjet detare dallgëzim 4 ballë por mbi 6 ballë, në det të hapur.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco