Ky është parashikimi i motit për ditën e sotme

Ky është parashikimi i motit për ditën e sotme

08:09, 19/10/2017
A+ Aa A-

Kthjellimet dominojnë kushtet atmosferike në të gjithë territorin shqiptar gjatë pjesës së parë të ditës.

Pasditja do të mbetet me kthjellime e vranësira të lehta në zonat bregdetare dhe të ulëta ndërsa me kthjellime dhe vranësira kalimtare paraqiten zonat malore, kryesisht Verilindja dhe Juglindja.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të pësojnë një rënie të lehtë në mëngjes dhe mesditë duke bërë që ekstremalet ditore të luhaten nga 6 në 28°C.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi deri 28 km/h nga drejtimi perëndimor-jugperëndimor dhe për pasojë, në brigjet detare do të gjenerohet dallgëzim 1 – 2 ballë.  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco