Elbasani drejt shpopullimit nga tymrat, kërkohet shpallja e emergjencës

Elbasani drejt shpopullimit nga tymrat, kërkohet shpallja e emergjencës

07:51, 19/10/2017
A+ Aa A-

Kompanitë industriale që veprojnë në zonën e ish-Metalurgjikut në Elbasan nuk përdorin filtrat pluhur thithës. Për këtë arsye Këshilli Bashkiak i këtij qyteti ka kërkuar shpalljen e Gjendjes së Emergjencës Mjedisore në zonën përreth.

Denoncimet e bëra nga banorët dhe niveli i lartë i ndotjes ka bërë që Bradasheshi të kthehet një zonë të pabanuar. Këshilltarët e PD, kanë treguar mbi denoncimet që bëjnë çdo ditë qytetarët që jetojnë aty pranë dhe kërkuan një zgjidhje për situatën, sa nuk është ende shumë vonë.

Ndërkohë që Bashkia, pas një monitorimi në terren ka kërkuar nga Ministria e Mjedisit shpalljen e kësaj zone si zonë emergjence civile për ndotjen e mjedisit. /Klan+

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

eri elbasan19/10/2017 12:50

Po eshte ne elbasan se gjen gje,Se te jete ne malsi Nga Kruja e lart ne veri e kishin shembur me bomba dhe tritol se si le njeri ti marrin jeten ''tymrat''.Po kane gjetur Elbasanin qe paguajne per te vrare njerez dhe spaguan njeri per te shembur 1 ndertese me ca TURQ karagjoze..........

Matematika19/10/2017 09:46

Shihni Kurumin ju, me te cilin flirtuan edhe PD edhe PS dhe prape vazhdon pa iu dridhur syri

Shto koment

Denonco