Shënkolli mundohet me forcat e veta të shpëtojë nga përmbytjet, ja ç'thotë administratori

Shënkolli mundohet me forcat e veta të shpëtojë nga përmbytjet, ja ç'thotë administratori

13:52, 18/10/2017
A+ Aa A-

Në Shënkoll të Lezhës, eskavatorët po ndërhyjnë për të hapur kanalet e mbyllur prej vitesh, shkak i përmbytjeve. Vëmendje po i kushtohet kanaleve të dyta e të treta që prekin direkt fermerët. Këta tani mund të shpresojnë se të mbjellat e tyre nuk do të dëmtohen prej ujit në tokat e tyre.

Administratori i Shënkollit, Albert Rrusti, thotë se po vazhdohet me ritëm të shpejtë për t'i shkuar deri në fund kësaj ndërhyrjeje dhe për t'i dhënë frymëmarrje bujqësisë

"Bashkia e Lezhës, - tha Rrusti, -  ka nisur prej 1 viti ndërhyrjet në kullim, duke realizuar ndërhyrje në zonat me problematike, por sërish ritmet nuk janë të kënaqshme për shkak të numrit të vogël të mjeteve që kjo njësi vendore ka për të realizuar hapjen e kanaleve."

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco