Run4autisem i bashkohet maratonës për fëmijët në nevojë

Run4autisem i bashkohet maratonës për fëmijët në nevojë

12:17, 15/10/2017
A+ Aa A-

Arbër Kadia bashkë me kolegun e tij, Oltion Dervishi, vrapuan 21 km për të mbledhur fonde për bazë materiale për çerdhet e Tiranës për nismën Run4autisem.

Ishte një fitore për ta sepse qasja vazhdon dhe krijon heronj të rinj që duan të ndihmojnë. Ka 1 muaj që ata përpiqen të mbledhin fonde dhe Oltion Dervishi i ofroj ndihmën e tij për këtë kauzë dhe ti bashkohej maratonës me logon Run4autisem.

Më pas u bë një ngritje fondesh dhe ju la në dorë Oltit mënyra e organizimit. Ato kanë folur me çerdhet ku ka fëmijë autik dhe do të çojnë lodra dhe bazë materiale të nevojshme didaktike si dhe disa specialistë Logopotistë.

Njerëz te shumtë u bashkuan me Run4autisem të cilët ofruan ndihmën e tyre dhe deri tani janë mbledhur mbi 3 mijë euro të cilat do ju vinë në ndihmë sado pak fëmijëve në nevojë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco