FOTOT/ Ja kush janë fituesit e Maratonës së Tiranës

FOTOT/ Ja kush janë fituesit e Maratonës së Tiranës

10:07, 15/10/2017
A+ Aa A-

Për të dytin vit radhazi u zhvillua Maratona e Tiranës, ku morën pjesë 2500 vrapues nga vende të ndryshme të botës.

Në garën e 21 km për femra fituese u shpall atletja e njohur shqiptare Luiza Gega duke vendosur rekord, ndërsa u shpreh se një pjesë e çmimit prej 2500 euro që fitoi do të shkojë për personat me aftësi ndryshe.

Ndërsa për meshkuj në këtë kategori fitues u shpall Abel Kibet Rop. Në kategorinë e 10 km, për femra fitoi Olena Popova nga Ukraina, ndërsa për meshkuj Edwin Cheruiyot Melly nga Kenia.

Përsa i përket kategorisë së personave me aftësi ndryshe i pari doli Bledar Suxha, i dyti Erblin Karaj dhe i treti, Adem Demushi. Në garë mori pjesë edhe kryebashkiaku Erion Veliaj, sportistë dhe persona të tjerë të njohur.

Çmimet për fituesit e Gjysmëmaratonës së Tiranës

Half Marathon (21 Km)

1. Femer I – Luiza Gega  - 1.13.11

2. Femer II – Zita Kacser - 1.14.53

3. Femer III – Valentyna Kiliarskaja  - 1.16.39

1. Mashkull I – Abel Kibet Rop - 1.02.

2. Mashkull II - Joel Maina Mëangi - 1.03.42

3. Mashkull III – David Nikolli - 1.07.27

Tirana 10K (10 Km)

1. Femer I – Olena Popova - 37.06

2. Femer II - Relaksa Dauti - 39.09

3. Femer III – Hellen Jepkosgei Kimutai - 40.42

1. Mashkull I - Edwin Cheruiyot Melly nga Kenya - 30.32

2. Mashkull II – Laszlo Gregor - 31.29

3. Mashkull III - Tamash Nagy - 32.49

We too (persona me aftësi ndryshe) (5 Km)

1. Vendi I – Bledar Suxha - 17.54

2. Vendi II – Erblin Karaj  - 18.05

3. Vendi III -  Adem Demushi - 19.07

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco