‘Çmendet moti’! Ja çfarë ndodh javës tjetër

‘Çmendet moti’! Ja çfarë ndodh javës tjetër

23:01, 14/10/2017
A+ Aa A-

Moti vijon të surprizojë, duke sjellë rritje temperaturash ditë pas ditë.

Një rritje e lehtë e temperaturave parashikohet gjatë ditës nesërme. Rritje që sipas sinoptikanëve do të vijojë edhe ditët e para të javës së ardhshme, kur temperatura maksimale parashikohet të arrijnë vlerat  28 - 30 °C.

Moti nesër, e diel

Gjatë ditës nesërme pritet një rritje e lehtë temperaturat në mëngjes dhe mesditë.

Sipas Meteoalb:  Kthjellimet mbeten dominante në territor deri në orët e pasdites kur vranësira të përkohshme shfaqen në ekstremet Verilindore - Juglindore të vendit.

Mbrëmja dhe orët e natës vijojnë me kthjellime në ultësirën perëndimore por vranësira të lehta do të ketë në ekstremin Verior dhe zonat kufitare Lindore.

Temperaturat e ajrit rriten lehtë në mëngjes dhe mesditë, duke bërë që maksimumi në rang vendi të ngjitet mbi 29°C.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco