Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Çaj mali në vend të kanabisit

Çaj mali në vend të kanabisit

07:18, 12/10/2017
A+ Aa A-

Një përvojë nga Sinica e Devollit. Nga Fuat Memelli

Në këtë shkrim, nuk e kam fjalën për zëvndësimin e pirjes së çajit me atë të kanabisit. Gjetkë dua të dal. E kam fjalën për mbjelljen e çajit nga fshatari Ferit Hysolli e famija e tij, në fshatin Sinicë të Devollit.

Njeriu punëtor që është mësuar të rojë me djersën e ballit e në mënyrë të ligjëshme, e gjen rrugën. Kështu e gjeti para dy vjetësh Feriti dhe bashkëshortja e tij, Liria, të ndihmuar edhe nga djali i tyre, Klodjan Hysolli. Ata nuk u morën si shumë fshatarë shqiptarë me kultivimin e kanabisit, por me atë të çajit, pasi deshën ta bëjnë gjumin të qetë.

Një pjesë e mirë e tokave në Sinicë, për vështirësitë e terenit, për largimin e disa familjeve, për çmimin e lartë të karburantit, mbetën pa u punuar. Atëhere kjo familje gjeti një rrugë tjetër: atë të kultivimit të çajit.

    Një farë përvoje për kultivimin e kësaj bime në këtë zonë ekzistonte, pasi me nismën e specilistit të shquar, Kiço Çeku, kooperativa kishte mbjellë çaj për disa vjet në fshatin Dardhë, në toka të dobëta, të cilat sipas specialistit të mësipërm, janë të mira për çajin. Sigurisht tani në kushtet e reja të bujqësisë së privatizuar, këtë punë do ta bënin vetë dhe të ardhurat do t’i mernin po ata. Djali i tyre i cili jeton në Korçë, u lidh me një biznesmen grek. Që andej mori farën dhe këshillat e nevojëshme për kultivim. Për sigurimin e fidanave, farat i mbollën në farishte në filim të pranverës.. Pasi u rritën , në muajin maj i mbollën në tokat e tyre në vendin e quajtur Selisht që ndodhen në një lartësi prej rreth 1300 metra mbi nivelin e detit. Mbjelljen e bënë në rreshta të drejtë, në largësi 80 cm rreshti nga rreshti dhe 40 cm bima nga bima. Qëllimi ishte që bimët, jo vetëm të kishin hapësirën e nevojëshme por edhe të kultivoheshin. Nuk u përdor asnjë lloj plehu, me qëllim që të ishte i pastën nga kimikatet.. Çajin e mblodhën në muajin ngusht. Ishte një punë e madhe kjo pasi korja do bëhej me dorë. Për këtë patën ndihmë nga njerzit e afërt. Tharja, e cila duhet bërë në hije, u krye në plevicë, por jo në kushte aq të mira. Për këtë arsye një pjesë e tij , duke qënë e ngjeshur, nuk u tha mirë, u dëmtua dhe nuk ia pranuan.

    U kënaqën me prodhimin e vitit të parë, por jo sa duhet. Në pranverën e këtij viti ndërtuan një hangar për tharjen e tij, me ndarëse dhe rjeta teli. I shërbyen bimëve me frezime. Feriti, si ish traktorist me përvojë, përshati një frezë dhe frezioi gjithë sipërfaqen. Bimët, të cilat ishin në vitin e dytë, dhanë një prodhim edhe më të madh. Korjen e bënë nga fundi i qershorit e fillimi i korrikut. Si një specialist i mire, Feriti na tregon se korjen e filluan në përputhje me teknologjinë, kur kishin çelur rreth 70 për qind e luleve. Për të përballuar mbledhjen (korjen) e çajit, morën 15 punëtorë më pagesë nga Mirasi, duke e përfunduar atë brenda 10 ditëve.Gjatë korjes bëhëj edhe pastrami nga barna të ndryshme si dhe nga dheu që mund të kishin bimët. Tharja sivjet u bë në hangar dhe cilësia ishte mjaft e mirë. Biznesmeni grek u kënaq. Edhe fitimi sivjet ishte më i madh, pasi u prodhuan 3 ton çaj i thatë, i cili u shit me 6000 lek ( të vjetra) kg.

    Shëmbull i Feritt për kultivimin e çajit, u ndoq sivjet nga agronomi korçar, Vaskë Thimjo, që është dhëndër në Sinicë. Në tokat e njerëzve të tij të afërt, mbolli 20 dynymë çaj. Një shëmbull tjetër në Sinicë , është ai i Myzafer Memellit, për kultivimin e shafranit. Me ndihmën e djalit të tij, i cili jetonte në Itali, siguroi farën e nëvojëshme. Gjithashtu nga strukturat e Ministrisë së Bujqësisë, siguroi edhe dokumentacionin përkatës për importin e farave si dhe për tregëtimin në Itali. Ja , ky është modeli që na jep Sinica: të ardhura me punë të nderëshme! Përvoja e Sinicës për mbjelljen e çajit , shafranit si dhe e fermerëve të tjerë në Shqipëri që kultivojnë bimë medicinale që sjellin mjaft të ardhura, duhet përhapur e mbështetur nga qeveria shqiptare dhe dhe vartësja e saj, Ministria e Bujqësisë. Kjo mbshtetje duhet të fillojë pa vonesë, duke nisur qysh nga fillimi i vitit që vjen. Kjo rrugë si dhe të tjera dobiprurëse e të ligjëshme, do bëjnë që jo vetëm me policë, por edhe me modele të tilla, etj, si dhe me mbështetje nëpërmjet projektesh, do t’i pritet rruga kanabisit në Shqipëri. Për këtë ndoshta nuk mjafton vetëm mbështetja nga qeveria shqiptare, por t’i kërkohen fonde edhe BE-së, e cila e njeh mirë problemin e kanabizimit të Shqipërisë dhe besoj se do ta zgjidhë ca qesen, të cilën deri tani e ka patur të shtërnguar.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco