Kjo është simptoma e parë e kancerit të gjirit për të cilën nuk keni dëgjuar kurrë

Kjo është simptoma e parë e kancerit të gjirit për të cilën nuk keni dëgjuar kurrë

10:00, 25/09/2017
A+ Aa A-

Kanceri i gjirit është një nga llojet më të zakonshme të kancerit tek gratë . 1 në 8 gra preket nga kanceri i gjirit dhe numri i grave të prekura nga kjo sëmundje është një rritje. Ndonëse kjo formë agresive e kancerit shoqërohet dhe shenja të hershme jo shumë femra janë të afta t’i kuptojnë këto sinjale, duke bërë që sëmundja të avancojë pa u ndaluar, lexoni shenjat paralajmëruese të kancerit të gjirit. 

Por, një foto virale e postuar në Facebook nga një mbijetuese e kancerit të gjirit, Claire Warner, shfaq një tjetër shenjë, më pak të njohur, të kësaj sëmundjeje. “Kjo është një foto e gjirit tim të djathtë”, shkruan ajo sipër foto. “Një gropëz e vogël në të djathtë të tij është një simptomë e rrallë dhe pak e njohur e kancerit të gjirit.

E pikasa atë falë një postimi tjetër të shpërndarë nga një shoqe e imja”. Falë atij postimi, ajo arriti të zbulojë kancerin në fazë shumë të hershme, iu nënshtrua operacioni, kimioterapisë, terapisë me rreze dhe ka shumë shpresa për shërim. Një tjetër postim i ngjashëm në Facebook nga një grua e quajtur Kylie Armstrong u bë virale në fillim të këtij viti, ku thekson se tre gropëza të vogla në fund të gjirit e ndihmuan që të diagnostikojë kancerin e gjirit që në fazat e hershme. “Po e shpërndaj këtë foto pasi shpresoj të mund të paralajmëroj njerëzit që kanceri i gjirit nuk është gjithmonë një gjëndër e dukshme”, shkruan ajo. “Gropëza në lëkurë” nuk njihet gjerësisht si shenjë e kancerit të gjirit. Kanceri inflamator i gjirit, që bllokon enët limfatike në lëkurë, shkakton edhe gropëzat tek gjiri. Rreth 1-5% e rasteve me kancer gjirit në SHBA janë kancer inflamator, që manifestohen gjithashtu me ënjtje të gjirit, dhimbje, një ndjesi djegieje në gji etj. Gropëzat mund të shfaqen edhe për ndonjë gjendje që nuk ka lidhje me kancerin, si nekroza dhjamore, megjithatë është e rëndësishme që të bëni një kontroll tek mjeku.  

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco