Humbja e dëgjimit nuk është e përhershme?

Humbja e dëgjimit nuk është e përhershme?

15:46, 17/09/2017
A+ Aa A-

Të gjithë dashamirët e muzikës së zëshme nuk duhet të shqetësohen, sepse rezultatet e studimit të ri kanë treguar se humbja e dëgjimit nuk është e përhershme, por është e mundur të kthehet.

Megjithëkëtë, nuk ju rekomandojmë të dëgjoni muzikë tepër të zëshme, por do t’ju paraqesim studimin e kohëve të fundit të transmetuar nga Atlantic, transmeton koha.net.

Vlerësohet se më shumë se një e treta e njerëzve të moshuar vuajnë nga humbja e moderuar e dëgjimit. Gjithashtu, sipas të gjitha gjasave, ky numër ka të ngjarë të rritet sidomos për adhuruesit e muzikës me zë të lartë, të cilët në një fazë të jetës fillojnë të kenë probleme me dëgjimin.

Arsyeja se pse humbet dëgjimi është se njerëzit dhe gjitarët e tjerë pas dëmtimit nuk mund t’i rigjenerojnë qelizat e qimeve shqisore në koklea, të cilat i paraqesin receptorët kryesorë dëgjimorë. Për shembull, tek zvarraniket dhe shpendët ndodh e kundërta, sepse tek ato mund të restaurohet.

Studimi tregon se humbja e dëgjimit mund të shërohet me një trajtim të ri me të cilin mund të imitohet aftësia për rigjenerim, kështu që tek gjitarët do të shumoheshin qimet ndijore në vesh.

Tre vjet më parë, një ekip i studiuesve i udhëhequr nga dr. Albert Edge arriti të kultivojë qime të rigjeneruara ndijore në koklean e minjve, me qëllim që kafshëve t’u mundësohet detektim më i mirë i disa llojeve të tingujve.

Kompania e Albert, Audion Therapeutics, tani ka në plan t’i kryejë testet e para mjekësore në njerëz, ndërsa kompania Frequency Therapeutics është duke punuar për ta zhvilluar një trajtim të ri i cili bazohet në futjen e shkumës ose tubit në veshin e mesëm.

Edhe pse do të mund të kalojnë edhe shumë vjet ose dekada para se të zbulohet ndonjë trajtim efektiv, ende ka shpresë për gjithë këtë problem. Tani nuk duhet të ekzistojë frikë aq e madhe nga aparati i dëgjimit, të cilin për shkak të muzikës me zë të lartë do të duhet ta bartin njerëzit për shkak të humbjes së moderuar të dëgjimit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco