10 gjërat që duhet të dijë çdo grua shtatzënë rreth vitaminave prenatale

10 gjërat që duhet të dijë çdo grua shtatzënë rreth vitaminave prenatale

13:01, 17/09/2017
A+ Aa A-
Suplementet e vitaminave në shtatzani janë shumë të rëndësishme, dhe nuk duhet t’i merrni asnjëherë pa rekomandimin e mjekut. Ky është një artikull informues, pra që ju të dini cila duhet të jetë përbërja e vitaminave tuaja, dhe mund të diskutoni informacionin me mjekun tuaj.
Si duhet të jetë vitamina prenatale?
• Duhet të përmbajë acidin folik. Ai duhet të merret në rreth 400 mcg në ditë duke filluar që para shtatzanisë, në mënyrë që të parandalohen problemet në tubin neural si spina bifida etj.
• Duhet të përmbajnë hekur. Sidomos nëse jeni vegjetariane apo anemike. Ai nevojitet për zhvillimin e qelizave të kuqe të shëndetshme tek fëmija.
• Vitamina duhet të përmbajë kalçium. Nevojitet për të ndërtuar kocka të forta. Gjithashtu merret edhe nga prodhimet e qumështit.
• Duhet të përmbajnë zink. Një peshë e vogël në lindje mund të shkaktojë probleme në frymëmarrje dhe aparatin tretës tek fëmija. Zinku do të ndihmojë që pesha e fëmijës të jetë në vlerat normale.
• Vitamina C. Ndihmon në përthithjen e mirë të hekurit. Gjithashtu ndihmon edhe në forcimin e sistemit imunitar, favorizon prodhimin e kolagjenit, kockave, zhvillon lëkurë dhe ndihmon në rritjen e trurit të fëmijës.
• Vitamina B-12. Nëse jeni duke pritur të ngjizni një shtatzani ajo do të favorizojë fertilitetin. Ndërsa jeni shtatzanë ul rrezikun e një aborti dhe lindje të parakohshme. Gjithashtu favorizon edhe zhvillimin e trurit të fëmijës.
• Vitamina D. Ndihmon në rritjen e kockave dhe atë fetale në përgjithësi. Duhet gjithashtu të ekspozoheni sa më shumë në diell.
• DHA (acidet yndyrore). Janë acidet më të mira yndyrore dhe ndikojnë në zhvillimin e mirë të trurit të fëmijës, parandalojnë disa probleme të caktuara në zhvillim, dhe favorizojnë inteligjencën e fëmijës. mjaftojnë rreth 600 mg në ditë.
• Vitamina B-6. Redukton simptomat e të vjellave dhe të përzierave.
• Prebiotikët. Quhen ndryshe edhe bakteriet e mira dhe ulin rrezikun e abortit, depresionit post-natal, forcojnë sistemin imunitar si edhe rrisin fertilitetin, nëse jeni duke kërkuar një shtatzani. pernenat.al

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco