Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Narcos-Xibraka, Olsi Rama në krye të bandës?

E dini çfarë tregon forma e vitheve për shëndetin?

E dini çfarë tregon forma e vitheve për shëndetin?

21:31, 16/09/2017
A+ Aa A-

Forma e vitheve, sipas ekspertëve, tregon shumë për shëndetin. 

Ju duhet të mundoheni të mbani larg acidet yndyrorë nga arteriet, zemra dhe mëlçia. Në këtë mënyrë ju reduktoni riskun e problemeve të zemrës dhe diabetit gjithashtu. Vithet e mëdha nuk janë ndonjë problem madhor në këtë aspekt, por ju mund të provoni disa metoda për të reduktuar dhjamin që gjenden tek këto. 

Për të mësuar se cila është metoda më efektive duhet të dini cilat janë format e vitheve që ekzistojnë, sepse secila prej tyre përcjell një mesazh.

Image

Vithet në formë katrore
Kanë më pak depozita yndyre. Konsiderohen si një tregues i mirë i shëndetit tuaj, nga ana e sheqerit dhe yndyrnave.

Vithet e rrumbullakta
Janë të këndshme nga ana estetike dhe tregojnë se yndyrnat e shëndetshme janë të përqendruar në një vend.

Vithet në formë zemre (me kokëposhtë)
Kjo është forma më e mirë dhe ajo që preferohet më shumë. Yndyrnat janë të pëqendruara vetëm në qendër dhe shumë pak tek pjesët anësore. Duhet thënë që është një formë tipike për moshat e reja. Me kalimin e moshës bëhet gjithnjë e më e vështirë për tu mbajtur.

Vithet në formë V
Kjo formë karakterizon moshat e treta, duke qene se pjesa dhjamore është zhvendosur më poshtë dhe trupi rrjedhimisht ka më pak estrogjen. Për ta shmangur këtë formë, mbani zemrën e shëndetshme dhe ushtrohuni rregullisht! 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco