Këshilla për depilim të suksesshëm dhe pa dhimbje

Këshilla për depilim të suksesshëm dhe pa dhimbje

20:59, 16/09/2017
A+ Aa A-

Depilimi është mënyra më e përhapur kur bëhet fjalë për largimin e qimeve të padëshiruara nga trupi dhe shumica e femrave e rekomandojnë për shkak se ka disa përparësi në krahasim me metodat tjera.

Më e mira e depilimit është se qimet largohen nga rrënja dhe lëkura mbetet e butë dhe e lëmuar 2-6 javët e ardhshme, ndërsa ana negative është se ka dhimbje.

Sigurisht që do te pajtoheni që depilimi është sinonim i dhimbjes. Intensiteti i dhimbjes varet se cilën pjesë të trupit e depilojmë, por gjithashtu edhe vetë personi. Disa e përshkruajnë dhimbjen si të padurueshme dhe që zgjat shumë ndërsa të tjerët si dhimbje momentale të vogël.

Lajmi i mirë është që ekzistojnë disa gjëra qe mund ti bëni që të keni depilim të padhembshëm dhe ti largoheni iritimit (skuqjes) së lëkurës.

PARA DEPILIMIT

Asnjëherë mos u depiloni 1 javë para ciklit menstrual. Në periudhën para ciklit menstrual lëkura është më e ndjeshme, prandaj edhe dhimbja është më e madhe.

Mos konsumoni kafe dhe alkool disa orë para depilimit. Kafeja dhe alkooli e bëjnë lëkurën më të ndjeshme, prandaj nuk është mirë ta konsumoni disa orë para depilimit sidomos nëse keni vendosur të bëni depilim Brazilian (depilim në zonen intime).

Merrni një aspirin që ta zvogëloni dhimbjen. Rreth 30-45 minuta para depilimit merrni një aspirinë. Kjo nuk to ta bëjë depilimin krejtësisht pa dhimbje por do t’u ndihmojë që ta përballoni më lehtë.

Sigurohuni që qimet kanë gjatësi të mjaftueshme. Nuk do të mundeni ti largoni qimet me sukses nëse janë më të shkurta se 5mm. Nga ana tjetër nëse qimet janë më të gjata se 1.5cm dhimbja është më e madhe. Prandaj mundohuni që kur të depiloheni qimet mos të jenë as shumë të shkurta as shumë të gjata. Shkurtoni me gërshërë nëse janë më të gjata sesa gjatësia normale.

Bëni dush me ujë të nxehtë para depilimit. Uji i nxehtë i hap poret dhe qimet dalin më lehtë. Fshijeni, thaheni trupin mirë para se të filloni me depilim.

GJATË DEPILIMIT

Mos vini akull. Me qëllim që ta zvogëlojnë dhimbjen disa femra vendosin akull mbi lëkurë të depiluar. Por nuk preferohet aspak ta bëni atë para se ta vini dyllin (depiluesin) për shkak se akulli i mbyll poret dhe e shtrëngon lëkurën, dhe ashtu qimet dalim me më shumë vështirësi.

Vendosni shtresa të holla të dyllit. Duhet të veni shtresë të holle të dyllit në drejtim të rritjes së qimeve. Nëse vendosni shtresë të trashë dhimbja është më e madhe.

Shfrytëzoni traka më të vogla. Do të harxhoni më shumë kohë, por do t’iu ndihmojë që dhimbja të jetë më e vogël. Shumë femra tregojnë që në përgjithësi depilimi është më i padhembshëm kur përdorin traka të vogla.

Merrni frymë thellë. Dhimbja i detyron femrat që të shtëngohen gjatë depilimit. Por është e rekomanduar e kunërta- lirohuni dhe merrni frymë thellë.

Evitoni kollitjet. Në disa pjesë të trupit depilimi është ankth i vërtetë. Që ta zvogëloni dhimbjen , tërhiqjani vëmendjen trurit, derisa e tërhiqni trakën kolluni-me të vërtetë ndihmon.

Pas tërheqjes së trakës, shtypeni vendin. Menjëherë pasi që e keni tërhequr trakën shtypeni vendin me gishtin e madh të shuplakës së dorës. Kjo do t’u ndihmojë që ta zvogëloni dhimbjen.

PAS DEPILIMIT

Vini akull. Në folje të najlonit vini disa kocka akull dhe disa minuta freskoni vendet që i keni depiluar. Ajo edhe do ta zvogëlojë dhimbjen edhe do ta largojë iritimin (skuqjen) e lëkurës që paraqitet pas depilimit.

Lyeni me vaj nga druri i çajit. Ky vaj në mënyrë natyrale e pastron lëkurën dhe e zvogëlon ndezjen, , e zvogëlon dhimbjen dhe ndihmon në shërimin e plagëve. Por nëse nuk keni vaj nga druri i çajit mund të përdorni edhe losion me aloe vera.

Disa orë mos bëni dush. Posaqërisht mos bëni dush me ujë të nxehtë për shkak se ashtu do ta irritoni lëkurën.

Mos vishni rroba të ngushta. Robat e ngushta fërkohen për lëkure dhe e irritojnë. 24 orë pas depilimit përdorni rroba të gjëra dhe të pambukut.

Nëse jeni në pushim mos hyni në ujë ditën e njejtë. Uji i ndotur i liqenit dhe uji i kripur i detit shkakton skuqje dhe ndezje, gjithashtu mund të shkaktojë edhe paraqitjen e puqrrave.

Mos u rrezitni 24 orë para dhe pas depilimit. Rrezet ultraviolete e bëjnë lëkurën të ndieshme prandaj është më mirë të rrini nën hijë.

Mos përdorni solarium dhe saunë në 2 ditët e ardhshme. Shmanguni nga sauna dhe solariumi së paku 48 orë deri sa të pushojë lëkura mirë pas depilimit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco