Arsyet pse shkaktohen gazrat e tepërta

Arsyet pse shkaktohen gazrat e tepërta

20:51, 16/09/2017
A+ Aa A-

Vështirësia që organizmi manifeston në shpërbërjen e një sërë ushqimesh, si dhe gëlltitja e ajrit janë ndër faktorët më të shpeshtë që çojnë në formimin e gazrave në aparatin tretës.

Gazrat mund të manifestohen gromësirave apo çlirimit nëpërmjet zorrës së trashë. Gazrat e stomakut janë ndër problemet e shpeshta prej të cilave vuan një pjesë e mirë e popullatës. Sipas mjekëve, këto janë arsyet pse një njeri mund të mos ndihet mirë dhe të ketë këtë problem:

- Pijet e gazuara bëjnë që zorra e trasha të mbushet me ajër.

- Ngrënia e ëmbëlsirave janë përgjegjëse për gazrat. 

- Brokoli, lakra dhe lulelakra përmbajnë sulfur dhe jo vetëm që shkaktojnë gazra, por këto të fundit kanë dhe një erë më të rëndë.

- Lindja natyrale mund të dëmtojë muskujt dhe nervat rreth anusit, duke bërë që për disa muaj pas lindjes të lëshoni shumë gazra.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco